Sport

Po ndërtohen 12 stadiume moderne në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 16:42 | 29 November 2018

12 Stadiume moderne janë duke u ndërtuar aktualisht në Kosovë, ka bërë të ditur kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli, me rastin e përurimit të stadiumit ndihmës në qytetin e Skenderajit.

Veseli, ka postuar edhe fotografi nga ky përurim, duke deklaruar se shteti i Kosovës do t’i përkrahë vazhdimisht sportistët.

“Shteti do t’i perkrahë dhe do tu krijojë kushte sportistëve tanë, në menyrë që emri i Kosovës të nderohet në arenat e sportit botëror”, ka shkruar Veseli./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera