Lajme

Po mban ushtarët ukrainas me internet, Musk: Starlink po humbet para

Autori: Gazeta inFokus 23:44 | 15 October 2022

Disa javë pasi SpaceX tha se kompania nuk mund të vazhdonte të financonte përdorimin e shërbimeve të saj satelitore nga ushtria ukrainase, miliarderi amerikan Elon Musk ka bërë një reagim të radhës në Twitter.

“Në dreq…edhe pse Starlink ende po humbet para dhe kompanitë e tjera po marrin miliarda dollarë nga taksapaguesit, ne thjesht do të vazhdojmë të financojmë qeverinë e Ukrainës falas”, shkruhej të shtunën në një postim në Twitter nga llogaria e verifikuar e Musk.

Kujtojmë se Starlink është emri i një sistemi satelitor, i krijuar nga SpaceX i Musk, i cili ka qenë një burim jetik komunikimi për ushtrinë e Ukrainës.

-Advertisement-

Terminalet e internetit të kompanisë kanë lejuar trupat të qëndrojnë të lidhur edhe pse rrjetet e telefonisë celulare dhe të internetit janë shkatërruar në luftën me Rusinë. SpaceX ka paralajmëruar Pentagonin se mund të ndalojë financimin e shërbimit në Ukrainë, nëse ushtria amerikane nuk jep dhjetëra miliona dollarë në muaj.

Kompania gjithashtu kërkoi që Pentagoni të merrte përsipër fondet për përdorimin e Starlink nga qeveria dhe ushtarakët e Ukrainës, për të cilën SpaceX pretendon se do të kushtonte më shumë se 120 milionë dollarë për pjesën tjetër të vitit dhe mund të kushtojë afër 400 milionë dollarë për 12 muajt e ardhshëm.

Një zëdhënës i Pentagonit tha të premten se kishte qenë në komunikim me SpaceX mbi financimin e produktit të komunikimit satelitor Starlink.

“Asnjë vepër e mirë nuk mbetet e pandëshkuar”, tha Musk në përgjigje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera