Lajme

“Po e kam bërë testin fals” – Arrestohen tre persona në pikën kufitare në Bërnjak

Autori: Gazeta inFokus 09:40 | 05 September 2021

Policia e Kosovës ka arrestuar dje tre persona në pikën kufitare në Bërnjak.

Tre të arrestuari kishin prezantuar teste të falsifikuara të Covid 19 dhe në këtë mënyrë kishin tentuar të hynë në Kosovë.

Gjatë intervistimit, tret ë arrestuarit kanë pranuar se dokumentet janë të falsifikuara.

-Advertisement-

Raporti i Policisë për tri rastet:

SGP. Brnjak 04.09.2021 – 10:20. I dyshuari mashkull ka shkuar në hyrje të pikës kufitare në Bërnjak dhe i njëjti ka prezantuar dokumentin për testin për Covid-19 PCR. Gjatë verifikimit të dokumentit ka rezultuar se dokumenti për test është i falsifikuar. Gjatë intervistimit i dyshuari ka pohuar se dokumentin për test PCR e kishte falsifikuar. Me urdhër të prokurorit është iniciuar lënda e rastit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

SGP. Brnjak (NN) 04.09.2021 – 10:20. I dyshuari mashkull ka shkuar në hyrje të pikës kufitare në Bërnjak dhe i njëjti ka prezantuar dokumentin për testin për Covid-19 PCR. Gjatë verifikimit te dokumentit ka rezultuar se dokumenti për test është i falsifikuar. Gjatë intervistimit i dyshuari ka pohuar se dokumentin për test PCR e kishte falsifikuar. Me urdhër të prokurorit është iniciuar lënda e rastit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

SGP. Brnjak 04.09.2021 – 17:35. I dyshuari mashkull ka shkuar në hyrje të pikës kufitare në Bërnjak dhe i njëjti ka prezantuar dokumentin për testin për Covid-19 PCR. Gjatë verifikimit të dokumentit ka rezultuar se dokumenti për test është i falsifikuar. Gjatë intervistimit i dyshuari ka pohuar se dokumentin për test PCR e kishte falsifikuar. Me urdhër të prokurorit është iniciuar lënda e rastit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera