Rozë

A po bashkohen Selena Gomez dhe Justin Bieber?

Autori: Gazeta inFokus 16:06 | 09 November 2017

Këngëtarja 25 vjeçare dhe ish-i dashuri i saj, Justin Bieber, 23 vjeçar, kanë kaluar shumë kohë së bashku që kur ajo u nda nga The Weeknd (a.k.a. Abel Tesfaye), duke bërë që shumë fansa të tyre të pyesin pse ajo po i jep një tjetër mundësi Bieber.

Sipas një burimi, këngëtarja e “Wolves” nuk ka qenë kurrë në gjendje ta harrojë të dashurin e saj të parë.

“Justin ishte dashuria e parë e Selenas. Ai gjithmonë do të ketë një vend të veçantë në zemrën e saj. Ajo ka mbajtur gjithmonë shpresa se një ditë rrethanat dhe koha do të ishin në favor të saj”, ka thënë ky burim, transmeton Klan Kosova.

-Advertisement-

Edhe gjatë gjithë problemeve të tij ligjore, këngëtarja “gjithmonë pa më të mirën në të”, shton ky burim.

Ish-çifti që kishin nisur lidhjen e tyre në vitin 2010 dhe kishin një lidhje të komplikuar për shtatë vjetët e fundit, nuk e kanë zyrtarizuar akoma nëse janë ribashkuar ose jo.

“Ka pasur momente kur Selena ka qenë e emocionuar dhe e lumtur duke menduar se gjërat do të funksiononin sërish për ta, por që më pas është dëshpëruar me rezultatet”, thotë një njeri i afërt me të.

Sipas të njëjtit person, Bieber po shpreson për një fund të lumtur dhe po bën gjithçka që ta fitojë sërish dashurinë e këgëtares.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova vlerësohet për herë të katërt "Banka e Vitit 2024 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera