Lajme

Pllana me komandantin e KFOR-it italian, temë avancimi i bashkëpunimit

Autori: Gazeta inFokus 14:16 | 23 October 2024

Në kuadër të bashkëpunimit në ambientet e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj, drejtori Rajonal i Policisë, nënkoloneli Faton Pllana priti në takim kolonel Rocco Mundo nga Komanda Rajonale-Perëndim e KFOR-it italian.

Në një njoftim për medie bëhet e ditur se gjatë këtij takimi, drejtori Rajonal, Pllana, e njoftoi kolonel Rocco Mundon për situatën e sigurisë në rajon, të cilën e vlerësoi të jetë e qetë dhe për disa aktivitete që policia rajonale i ka ndërmarrë në parandalim të incidenteve dhe aksidenteve në rajon.

Po ashtu u diskutua edhe për avancimin e mëtejmë të marrëdhënieve ndërmjet policisë rajonale të Ferizajt dhe forcave të KFOR-it italian me qëllim të ruajtjes së sigurisë së përgjithshme në rajon.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet
-Advertisement-

Të tjera