Sport

‘Plisat’ vijnë me paralajmërim të madh për ndeshjen e Superkupës

Autori: Gazeta inFokus 15:42 | 03 August 2018

Prishtina do t’ia bëjë sefte stadiumit të renovuar, ‘Fadil Vokrri’ më 13 gusht në ndeshjen e Superkupës ndaj Dritës.

Kjo sfidë po pritet me interes nga tifozët kryeqytetas, ‘Plisat’, të cilët kanë dy arsye për të qenë në stadium.

E para është përkrahja e skuadrës, kurse e dyta rikthimi në shkallët e stadiumit pas disa vitesh.

-Advertisement-

Andaj, ‘Plisat’ kanë ardhur me një paralajmërim të madh.

“Më 13 Gusht 2018 ora 20:00, kënga “Më shumë se vetën të du” do të dëgjohet si asnjëherë më parë në stadium dhe në të gjitha cepet e qytetit të Prishtinës”, thuhet në faqen e këtij tifo-grupi.

Prishtina si fituese e Kupës do të luajë me Dritën si kampione.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani
-Advertisement-

Të tjera