Sport

‘Plisat’ si gjithmon, të gatshëm ta ndihmojnë skuadrën e tyre të zemrës

Autori: Gazeta inFokus 19:15 | 01 March 2018

Të shtunën Prishtina zhvillon ndeshjen e saj të radhës me skuadrën e Trepçës’89, në kuadër të javës së 21-të, shkruan infokusi.

Kjo përballje do të zhvillohet në qytetin e Pejës me fillim nga ora 13:00.

Tifo grupi ‘Plisat’ si gjithmon janë të gatshëm ta ndihmojnë skuadrën e tyre të zemrës edhe këtë herë në takimin shumë të rëndësishëm për të dyja skuadrat.

-Advertisement-

“Të shtunën Prishtina jonë zhvillon ndeshjen e saj të rradhës në futboll, luajmë kundër Trepçës’89. Tanimë e dimë se 3 pikë për ne janë shumë të rëndësishme,andaj normalisht që Prishtinës i duhet përkrahje maksimale nga tribunat”, kanë shkruar Plisat.

Ne nuk e lamë vet për asnjë moment, ne djemtë besnik të këtij qyteti.
“SI NE HUMBJE ASHTU NE FITORE TI GJITHMONE NEVE PRAPA NA KE”.
Nuk është thjesht një fjalë apo një këngë, është ajo që ne e jetojmë.

Pra, të shtunën udhëtojmë në Pejë për ta përkrahur ekipin tonë të zemrës, grumbullohemi prej orës 10:45 tek 01-PR – sheshi Zahir Pajaziti. Nisja bëhet në 11:30.

Pas Prishtinës janë Plisat, e mbi ne është vetëm qielli!

Ky është postimi i plotë i tifo grupi  ‘Plisat’ në faqen e tyre zyrtare.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera