Lajme

Plenkoviq beson në dialogun Kosovë-Serbi, thotë se mund të rezultojë me normalizim të marrëdhënieve

Autori: Gazeta inFokus 12:45 | 13 December 2024

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq ka thënë se faktorëve të bashkësisë ndërkombëtare do t’iu bëhet i qartë sulmi i 29 nëntorit në veri të Kosovës.

Ai, në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Albin Kurti, shtoi se beson në dialogun Kosovë-Serbi të rezultojë me normalizim të marrëdhënieve dhe në njohje të ndërsjellë.

“Faktorëve të bashkësisë ndërkombëtare do iu bëhet e qartë se çfarë ka ndodhur”, u shpreh Plenkoviq.

-Advertisement-

“Kam përmendur se ky incident nuk është i ri, nuk është i vetmi, ka pasur tri incidente, së paku, që kanë ndodhur vitin e fundit, dhe për sa i përket Kroacisë, janë analizuar shumë thellësisht, dhe janë marr me shumë shqetësim”.

“Besojmë te dialogu mes Kosovës dhe Serbisë që të rezultojë me normalizimin e marrëdhënieve, dhe gjithsesi të përfundojë më njohjen e ndërsjellë, si dhe funksionimin që do të çonte te pozita, që Kosova të ndërmarr rrugëtimin e vet adekuat drejt Bashkimit Evropian. Ekzistojnë ende pesë shtete të Bashkimit Evropian që nuk e kanë njohur Kosovën, e për këtë, ky proces mund të mos jetë i shpejt ashtu siç duhet”, tha kryeministri kroat.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC
-Advertisement-

Të tjera