Lajme

Plas sherri mes dy vëllezërve në Drenas, njëri i dëmton tjetrit murin dekorativ

Autori: Gazeta inFokus 10:26 | 16 August 2022

Një sherr ka ndodhur në mes të dy vëllezërve në fshatin Nekoc të Drenasit të hënën rreth orës 12 të drekës.

Sipas policisë pas këtij sherri, njëri nga vëllezërit i ka dëmtuar tjetrit murin dekorativ, dhe i njëjti e ka njoftuar policinë për këtë rast, shkruan Gazeta Infokus.

Policia ka arrestuar të dyshuarin dhe i njëjti është dërguar në mbajtje.

-Advertisement-

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ai, pas një mosmarrëveshje pronësore ka dëmtuar murin dekorativ të vëllait të tij viktimës mashkull kosovar. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, njofton Policia./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera