Lajme

Plas kallashi në Fier

Autori: Gazeta inFokus 12:27 | 24 June 2017

Vetëm 1 ditë na ndan nga zgjedhjet e 25 qershorit ku qytetarët e Shqipërisë pas 4 vitesh kanë sërish shansin të votojnë për qeverinë e ardhshme.

Deri më tani, Policia e Shtetit bën me dije se janë shënuar vetëm dy raste shkeljesh, në Shkodër ku ranë në pranga 2 militantë të LSI, edhe në Vlorë ku u arrestuan 3 shtetas.

Në të dy rastet të arrestuarit ishin në “aksion” për të blerë vota.

-Advertisement-

Ndërkohë policia është më e angazhuar se kurrë në çdo qark të Shqipërisë, për të garantuar mos blerjen e votës nga subjektet politike apo shkelje të tjera të rënda.

Një foto e JOQ tregon se si është realisht sot situata në Shqipëri.

Dy police me kallash në dorë ka tërhequr vëmëndjen e kalimtarëve në Fier kjo për shkak se policet duken të mbingarkuara me armë, siç mund t’a shihni në foto njëra prej tyre ka 3 kallashë në dorë.

Po sot ministri Demiraj paralajmëroi policinë të mos përfshihet në fushatë apo në tjera aktivitete të paligjshme duke paralajmëruar masa të rrepta. /albeu.com/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan
-Advertisement-

Të tjera