Lajme

Plani për xhaminë e Prishtinës, kopje e xhamisë së periudhës otomane të Edirnesë (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 21:23 | 18 July 2017

Xhamia qendrore e planifikuar të ndërtohet në lagjen Dardania, dhe modeli i saj po vazhdon të krijojë polemika.

Në një peticion të nënshkruar nga 30 aktivistë të shoqërisë civile, u kërkua që të ridiskutohet modeli i xhamisë që është përzgjedhur nga Bashkësia Islame, pasi që, sipas tyre, ajo xhami nuk përshtatet me planin urbanistik të lagjes.

E xhamia që ka zgjedhur BIK është kopje e një xhamie në qytetin Edirne të Turqisë, e cila është projektuar nga Arkitekt Sinani, që besohet të jetë me prejardhje shqiptare.

-Advertisement-

“Projekti aktual i cili i është prezentu Drejtorisë së Urbanizmit është projekti i xhamisë që është e njëjta xhami e ndërtume në Edirne, është xhamia Selimia, të cilën e ka projektu dhe e ka ndërtu arkitekt Sinani”, ka thënë drejtori i Urbanizmit në komunën e Prishtinës, Liburn Aliu në Rubikon.

“Është një nga xhamitë më të bukura të arkitekturës osmane dhe e e dimë se arkitekt Sinani është me origjinë shqiptare”, ka përfunduar ai.

Kjo është pamja e xhamisë në Edirne, ndërsa e njëjta është prezantuar nga Bashkësia Islame për t’u ndërtuar në Dardani:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite
-Advertisement-

Të tjera