Plani i madh i Florentino Perez për tridentin më të frikshëm në planet
Autori: Gazeta inFokus 12:37 | 25 January 2019
Florentino Perez vijon të punojë me plan afatgjatë. Pasi ka arritur të sigurojë firmat e disa prej lojtarëve më premtues për të ardhmen, po mendon një revolucion te Real Madrid për 2-3 vitet e ardhshme.
Në Real Madridin që ka krijuar në kokën e tij nuk bëjnë pjesë Bale, Benzema, madje edhe Asensio, të cilin nuk do të hezitonte ta shiste nëse vjen një ofertë e mirë. Në këtë listë është edhe Mariano, i cili mund të mbetet një lojtar stoli ose të largohet përfundimisht.
Në të ardhmen besim do iu jepet talenteve Vinicius Junior dhe Rodrygo, por deri sa të vijë momenti i tyre, presidenti Perez dëshiron të realizojë ëndrrën e tij.
Një sulm të frikshëm me treshen Hazard-Mbappe-Neymar. Fillimisht do jetë Hazard që do bashkohet si lojtar i lirë në vitin 2020, kohë kur i mbaron kontrata me Chelsea. Ndërsa një ofertë e majme do shkojë për Neymar, po në këtë vit.
Për të plotësuar një sulm me tre lojtarët më të mëdhenj të momentit, Perez ka menduar një ofertë prej 100 milionë euro për Kylian Mbappe, të cilit i mbaron kontrata në vitin 2022. Sulmuesi francez e ka shprehur hapur dëshirën për të veshur fanellën e “Los Blancos”, për këtë PSG e lëshon për një shifër të tillë sepse rrezikon ta humbasë si lojtar të lirë dy vite më vonë.
Gjithsesi kjo mbetet një hipotezë e krijuar në Spanjë dhe një plan shumë i vështirë për të bastisur në këtë mënyrë një klub si PSG. Një goditje e tillë e trefishtë do ishte një ndër sensacionet më të mëdha të ndodhura në historinë e futbollit.
Të tjera
-
Presidentja Osmani në Zvicër, takohet me kancelarin Scholz dhe liderë të tjerë evropianë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në nisje të Samitit të Paqes për Ukrainë...
-
Osmani takohet me Zelenskyn në Zvicër: Jemi për të dhënë mbështetje për lirinë e Ukrainës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar sot me presidenten zvicerane...
-
Re lu*fte i afrohen Suedisë? Avioni ushtarak rus shkel hapësirën ajrore
Frika për një shtrirje të luftës së Ukrainës në Europë u ripërtëri me inciden...
-
Bankat thyejnë rekord/ 58 milionë € fitim të pastër për 4 muaj
Bankat komerciale në Kosovë sivjet kanë thyer rekord me fitimet e realizuara,...
-
Mbi dy milionë pelegrinë në Mekë për të kryer haxhin
Më shumë se dy milionë pelegrinë të huaj kanë mbërritur në qytetin e shenjtë ...
-
Shënohet 81-vjetori i lindjes së Ukshin Hotit, Kurti: Detyra e tij ishte t’ia thotë të vërtetën popullit
Me rastin e shënimit të ditëlindjes së 81-të të profesorit dhe mendimtarit po...
-
Beogradi s’do të ofrojë hapësirë për festivalin “Mirëdita, dobar dan”, thotë kryetari i komunës
Ushtruesi i detyrës së kryetarit të komunës së Beogradit, Aleksandar Shapiq, ...
-
Osmani takon homologen malteze: Malta është një vend vërtet mik i Kosovës
Presidentja Vjosa Osmani po vazhdon vizitën zyrtare në Zvicër. Në marxhina të...
-
Përurohet Shtegut i Lirisë “Pashtriku”, në Has-Pashtrik
Në kuadër të aktiviteteve shtetërore në shënim të 25-vjetorit të çlirimit të ...
-
Shitjet e makinave në Kinë u rritën me 8.3 për qind në janar-maj
Shitjet e automjeteve në Kinë u rritën me 8.3 për qind në baza vjetore në afr...
-
Kurti ndahet baras në shah me mjeshtrin i cili e mposhti Kasparovin
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka marrë pjesë në Kampionatin Ballkanit t...
-
Varroset me nderime ushtarake nënoficeri i FSK-së që vdiq në vendin e punës
Këtë të shtune është varrosur me nderime ushtarake nënoficeri Muhamet Beqiri,...