Plani evropian shkakton zhvillime edhe në Kosovë, ambasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyre Kurtit

Autori: Gazeta inFokus
17:39 | 03 March 2023
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me zëvendësministrin e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, pritën sot në takim ambasadorët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mbretërisë së Bashkuar, Gjermanisë, Francës dhe Italisë, për të diskutuar mbi aplikimin e Republikës së Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.
Kjo u bë e ditur me anë të një komunikate për media nga Zyra e Kryeministrit, shkruan lajmi.net.
“Kryeministri Kurti falënderoi ambasadorët dhe shtetet e QUINT-it për mbështetjen e tyre për këtë aplikim të rëndësishëm. Republika e Kosovës ndanë të njëjtat vlera dhe parime me Këshillin e Evropës, dhe këto janë të mishëruara edhe në Kushtetutën tonë, nëpërmjet inkorporimit të konventave të rëndësishme të Këshillit të Evropës. Ai theksoi se përparimet e dukshme të Republikës së Kosovës në indekset ndërkombëtare të të drejtave dhe lirive të njeriut, të demokracisë dhe të sundimit të ligjit, janë disa nga dëshmitë që tregojnë se Republika e Kosovës duhet të jetë anëtare e plotë e Këshillit të Evropës dhe procesi i filluar i anëtarësimit duhet të vazhdojë pa vonesë”, thuhet në komunikatë.
Zëvendësministri Ahmeti i njoftoi ambasadorët me zhvillimet e deritanishme në procesin e anëtarësimit dhe falënderoi ata për mbështetjen në krijimin e momentumit për kalimin e fazës së parë të procesit.
Qeveria tha se opinioni ligjor mbi aplikimin e Republikës së Kosovës, i dhënë nga Departamenti Ligjor i Këshillit të Evropës, ka vulosur një herë e përgjithmonë të drejtën e Republikës së Kosovës për të qenë anëtare e plotë në këtë organizatë. Lobimi intensiv dhe i koordinuar me partnerët, ka siguruar mbështetjen e nevojshme për procedimin e mëtutjeshëm të aplikimit të Republikës së Kosovës, drejt anëtarësimit të saj në Këshillin e Evropës.
Gjithashtu, në këtë takim, kryeministri Kurti njoftoi ambasadorët për zhvillimet e fundit në procesin e dialogut me Serbinë dhe gatishmërinë e Qeverisë së Republikës së Kosovës për të vazhduar diskutimet për planin e zbatimit në kuadër të propozimit të BE-së, të përkrahur nga Gjermania, Franca, Italia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Të tjera
-
Dyshimet për vr*asjen e Agon Zejnullahut nga Policia, Kurti: Falë incizimeve u kuptua çfarë ka ndodhur, s’ka strehë në institucione për shkelësit e ligjit
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në hapje të mbledhjes së Qeverisë ka shp...
-
Kurti nga mbledhja e qeverisë: Vdekja e Agon Zejnullahut na ka tronditur, kërkoj hetim të thellë dhe të shpejtë
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka reaguar lidhur me rastin e vdekjes së...
-
Gjyqtarja nuk e lë të marrë pjesë avokatin e familjes së Agon Zejnullahut në seancën ndaj 5 policëve
Asdren Hoxha, avokati i familjes së Agon Zejnullahut, ka deklaruar se nuk ësh...
-
Mbërrijnë në gjykatë policët që dyshohet se e vranë 27-vjeçarin Agon Zejnullahu
Një rreshter dhe katër zyrtarë policorë, të dyshuar për vrasjen e 27-vjeçarit...
-
Bisedimet për armëpushim në Gaza, Trump dhe Netanyahu takohen për herë të dytë
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe kryeministri izraelit, Benjamin Netan...
-
I publikoi në rrjete sociale, policia në Lipjan konfiskon dy pistoleta dhe 17 fishekë
Njësitet policore në Lipjan kanë ndërhyrë dhe kanë konfiskuar armë zjarri pas...
-
Kërc*ënohet një polic në Lipjan: Iu publikuan foto dhe mesazhe në rrjete sociale
Një zyrtar i Policisë së Kosovës në Lipjan është bërë objekt i kanosjes përme...
-
Pamjet e fundit: Polici ia mbajti gjurin në qafë për afro 50 sekonda Agon Zejnullahut
Pamjet e fundit të publikuara nga një faqe “Rrjeti” dëshmojnë momentet kritik...
-
Sot nis Kampionati Evropian i ESports, Kosova nikoqire
Për herë të parë në histori, Kosova do të jetë nikoqire e Kampionatit Evropia...
-
Miftaraj thotë se ka informacione se autopsia përcaktoi se Agon Zejnullahu u ngufat nga Policia
Në duart e policëve, i prangosur, një 27-vjeçar vdiq në rrugë mesnatën me...
-
Vdiq duke shpëtuar turistët, vazhdojnë kërkimet për gjetjen e trupit të kapitenit të anijes
Që prej mesditës së djeshme, forcat polumbare të FNSH-së (Forcat e Ndërhy...
-
Dhoma e Tregtisë i kërkon Avokatit të Popullit nisjen e hetimit për bllokadën e automjeteve të bizneseve
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë ka kërkuar Institucionit të Avokatit të Popul...