Lajme

Plaku që vdiq në motel në Gjilan ishte me një 42 vjeç më të re

Autori: Gazeta inFokus 13:36 | 12 January 2020

Mesditën e 8 janarit një 72 vjeçar shkoi por nuk doli i gjallë nga një motel në Gjilan.

Plaku, derisa po kryente punën për të cilën kishte shkuar atje, ra pa ndjenja në dysheme, shkruan gazeta inFokus.

Kur e pa këtë moment, nga frika vajza 30 vjeçare iku nga moteli.

-Advertisement-

Megjithatë, më pas ajo u intervistua nga policia, ku kishte dëshmuar për ngjarjen që ka ndodhur.

“Kemi qenë duke kryer marrëdhënie seksuale në dhomën e hotelit. Por ai në një moment ka ra në dysheme. Unë kur e kam pa ashtu, jam frikësua edhe kam ikë nga moteli. Aty kemi shku dytë me vullnet”, ka deklaruar ajo.

Gruaja 30-vjeçare kishte thënë në polici se në sy të saj, i moshuari nuk kishte konsumuar ndonjë medikament.

“Jo, sa unë kam qenë aty, nuk e kam pas nëse ka pirë ndonjë medikament mjekësor ose diçka tjetër”, ka deklaruar ajo.

E këtë ngjarje, Policia e Kosovës po e konsideron e heton si vdekje të dyshimtë.

Ky nuk është rasti i vetëm i tillë në Kosovë, madje kohëve të fundit nuk është edhe fort i rrallë, ku të moshuarit me gra shumëherë më të reja se ata shkojnë në motele për të kryer marrëdhënie seksuale por lën edhe jetën aty, shkruan gazeta inFokus.

Madje, problematikë të madhe për këtë punë po shkakton edhe mos-kontrolli i duhur i këytre moteleve, të cilat në shumicën e rasteve as nuk kërkojnë mjete identifikimi për ata që i frekuentojnë.

E kjo po ua vështirëson edhe punën zyrtarëve policor për të hetuar këto raste./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera