Fun & Video

Plaka tregon sekretin e martesës

Autori: Gazeta inFokus 15:42 | 07 May 2017

Martesa ndodh atëherë kur një çift dashurohet shumë dhe dëshirojnë që dashurinë e tyre ta kurorëzojnë me martesë.

Mirëpo, jo gjithherë martesa ec siç duhet dhe përfundon me divorc.

Kështu që për t’iu shmangur kësaj, një plakë e ka sekretin për të pasur një martesë të lumtur.

-Advertisement-

Lexojeni më poshtë historinë e saj, e ku mund ta mësoni këtë sekret!

“Na ishte një herë një plak i vjetër dhe gruaja e tij që kishin jetuar një jetë të gjatë dhe të lumtur së bashku. Ata i kishin ndarë me njëri-tjetrin të gjitha sekretet dhe përvojat, mirëpo gjithmonë ka qenë një gjë që gruaja e plakut i ka kërkuar atij që të mos e bëjë kurrë: ai asnjëherë nuk duhet ta hap kutinë e vjetër të këpucëve që ajo e mbante në dollapin e saj.

Burri asnjëherë nuk ka pyetur për atë se çfarë ka në atë kuti. Ai gjithmonë ka menduar se ishte diçka intime, diçka femërore.

Një ditë, gruaja e tij ishte sëmurë. Së shpejti shëndeti i saj ishte dobësuar shumë dhe ajo i kishte kërkuar burrit të saj që t’ia sillte kutinë në spital, sepse, kishte thënë ajo, ishte koha që t’ia tregojë sekretin.

Burri ishte kthyer në shtëpi, e kishte gjetur kutinë dhe e kishte hapur atë. Aty i kishte gjetur dy lodra të thurura dhe një shumë të madhe parash – diku rreth 100 mijë euro.

‘Por pse? Si?’, e pyeste ai vetën dhe mundohej të qetësohej sepse nuk mund të besonte qe kishte gjetur një shumë aq të madhe parash.

‘Para se të martohemi’, i kishte thënë plaka e vjetër burrit të saj, ‘gjyshja ime më kishte treguar sekretin e një martese të lumtur. Ajo mbahet e lumtur me vetëm një rregull: asnjëherë mos u fjalosni me partnerin tuaj. Ajo gjithashtu më ka treguar se çdo herë që bëhem nervoz me ty duhet të qetësohem dhe të thuri ndonjë lodër.

Burri ishte prekur nga fjalët e saj – pasi që ishin vetëm dy lodra të thurura në kuti. Gjatë 50 viteve së bashku, siç dukej, ai e kishte nervozuar gruan e tij vetëm 2 herë. Ai e kishte përqafuar gruan e tij dhe e kishte puthur atë.

‘Por nga kanë ardhur të gjitha këto para?’, kishte pyetur ai me kureshtje.

‘Ah, paratë…’, kishte thënë ajo me një buzëqeshje. ‘Ato para i kam fituar nga kukullat që i kam shitur…’.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet
-Advertisement-

Të tjera