Plaka kosovare që po mashtron shtetin e Austrisë, ja çka i ndodhi
Autori: Gazeta inFokus 08:11 | 12 September 2017
Policia në qarkun Murtal të Austrisë ka zbuluar një rast të mashtrimit masiv të ndihmave sociale nga një familje kosovare. Sipas policisë, familja, nga viti 2011 deri tash ka përfituar pa të drejtë nga shteti, 80 mijë euro, shkruan heute.at dhe shumica e mediave austriake sot.
Nëna 79 vjeçe e dy djemve, 41 dhe 52 vjeçarë ka marrë mbështetje financiare për të paguar banimin dhe sigurimin ndërsa dy bijtë, paratë e papunësisë dhe ato të sigurimit shëndetësor.
Policia prej një kohe të gjatë ka zhvilluar hetime ndaj kësaj familjeje. Siç është konstatuar, gruaja 79 vjeçare ka pasur të drejtë qëndrimi në Austri vetëm pasi që dy djemtë e saj janë deklaruar se garantojnë financiarisht për të, transmeton albinfo.ch. Përkundër kësaj, ajo, në vitin 2011 kishte bërë kërkesë për “sigurimin minimal”, një lloj ndihme sociale për nevoja të veçanta. Veç kësaj, ajo ishte e paraqitur zyrtarisht në një banesë në Zeltweg, ku në të vërtetë nuk banonte ndërsa për të paguar banesën në fjalë ajo merrte ndihma materiale nga shteti.Nga ana tjetër dy djemtë të cilët, sipas policisë “duket se” kanë shtetësi të dyfishtë, austriake dhe kosovare kanë përfituar nga fondi i të papunëve dhe ai shëndetësor, ndërkohë që nuk i kanë paraqitur qëndrimet e tyre të gjata në Kosovë. Sipas disa mediave, familjarët në fjalë “qëndronin në Kosovë dhe merrnin ndihmat sociale në Austri”.
Ndaj të treve është bërë kallzim penal nga Prokuroria Publike në Loeben.
Të tjera
-
Murati tregon se kur pritet të ekzekutohen 100 eurot për fëmijët e pensionistët: S’ka nevojë për aplikim
Qeveria vendosi t’ua ndajë nga 100 euro fëmijëve (0-16 vjeç) e pensionistëve ...
-
Qeveria i ndan nga 100 euro për secilin pensionist dhe fëmijët deri në 16 vjeç
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, e ka mbajtur një konferencë për media bas...
-
Mbyllja e TikTok-ut në Shqipëri, reagon kompania kineze: Presim sqarime urgjente
Kompania kineze e rrjetit social, TikTok ka reaguar në lidhje me vendimin e q...
-
90% e prindërve kërkuan mbylljen e TikTok-ut, Rama publikon anketimin e bërë me prindërit
Kryeministri Edi Rama shprehet se 90% e prindërve janë dakord me mbylljen e T...
-
Rohde falënderon Kosovën për solidarizimin me Gjermaninë pas sulmit në Magdeburg
Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka falënderuar Kosovën për mesazhet...
-
Rriten pritjet te Dheu i Bardhë
Qendra për Menaxhimin Kufitar e Ministrisë së Punëve të Brendshme, ka njoftua...
-
“Mas vshtiri u kanë mas lüfte, u dasht mu kthy me mbledh niher familjen”- Historia më emocionuese që keni dëgjuar ndonjëherë
Bisnesmeni i suksesshëm shqiptar në Gjermani, Shahin Dervishaj, për herë të p...
-
PDAK thotë se Kurti emëroi një zëvendësministër që ishte i dënuar për keqpërdorim të fondeve
Partia Demokratike e Ashkalinve të Kosovës kanë thënë që kryeministri Kurti e...
-
Ndalohet për 48 orë një person në Prishtinë, u kap me kợkạḯnë- detaje nga Policia
Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë Antidroga ka ndaluar një veturë në rr...
-
“TikTok” mbyllet për një vit në Shqipëri, “The Guardian” jehonë vendimit të qeverisë
Qeveria e Shqipërisë bëri të ditur një ditë më parë se ka vendosur që të ...
-
Rrihen katër persona mes vete, njëri prej tyre e sulmon policin që intervenoi
Katër persona janë përfshirë në një rrahje në Ferizaj. Gjatë intervenimit ...
-
Dyshohet se e sulmoi fizikisht gruan, burri lirohet në procedurë të rregullt
Një grua në Prishtinë dyshohet se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i ...