Lajme

Plagosje me armë zjarri në Pejë

Autori: Gazeta inFokus 23:14 | 03 December 2019

Një person është plagosur me armë zjarri në orët e vona të mbrëmjes në qytetin e Pejës.

Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën inFokus zëdhënësi i policisë, Xhevat Ibra .

Rasti ka ndodhur saktësishtë në rrugën Xhevat Begolli rreth ores 19:20, shkruan gazeta inFokus.

-Advertisement-

Plaga të cilën ka marrur viktima nuk përbën ndonjë rrezik për jetën, sipas të dhënave mjeksore që posedon policia.

“Ne ora 19:33 Policia është njoftuar nga emergjenca e spitalit rajonal Pejë se ne këtë repart është paraqitur një person i plagosur nga arma e zjarrit. Person m/k/sh lindur me 1988. Policia ka shkuar ne spital për tu njoftuar me detaje rreth ngjarjes nga viktima e lartëcekur.

Rasti ka ndodhur ne Rr. Xhevat Begolli rreth ores 19:20 me c’rast pranë tyre ka kaluar një veturë është dëgjuar një e shtënë dhe nga ajo e shtënë ka pësuar plagë viktima e cila është dërguar menjëherë në spitaln Rajonal në Pejë.

Sipas të dhënave të para që kanë hetuesit, viktima deklaron se nuk ka ndonje problem apo konflikt te hapur me ndokend.

Plaga te cilen e ka marr nuk përbën rrezik per jeten sipas të dhënave mjeksore që ne kemi.

Dhe plagën e ka marrë në kofshën e djathte dhe mjeket i kanë ndermarr masat adekuate ndaj te plagosurit.

Njesitet relevante te Policisë kanë ndermar masat e nevojshme ne vendin e ngjarjes dhe janë në kërkim të personave të dyshuar. Të gjitha veprimet policore të hetuesve rajonal janë të kordinuara me prokurorin e shtetit”, ka deklaruar Ibra./Gazeta inFokus/.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin

Të tjera