Lajme

Plagosje me armë zjarri në Pejë, Policia arreston të dyshuarin

Autori: Gazeta inFokus 19:00 | 11 October 2021

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pasditen e sotme në vendin që njihet si ‘Çarshia e Gjatë’ në Pejë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Pejë, Driton Rugova, ku tha se një persona është plagosur dhe po trajtohet në emergjencën e Pejës, ndërsa i dyshuari është arrestuar.

“Në vendin Çarshia e gjatë ka ndodhur një plagosje me armë zjarri, si pasoj një person ka pësuar lëndime dhe është dërguar në emergjencë për trajtim. Njësitet e Policisë kanë arrestuar të dyshuarin dhe ndodhet në stacion të Pejës”, tha Rugova.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera