Plagosja e të rinjve në Shtërpcë, reagon KMLDNJ: Prisni të përfundojnë hetimet, mos paragjykoni rastin
Autori: Gazeta inFokus 14:38 | 07 January 2023
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ) ka reaguar ndaj plagosjes së dy personave, njëri 11-vjeçar e tjetri 21-vjeçar, në fshatin Gotovush të Shtërpcës, nga të shtënat me armë zjarri nga një automjet në lëvizje.
Sipas tyre, reagimet e menjëhershme të ndërkombëtarëve dhe politikanëve të Kosovës ishin sikur gara se kush do të reagonte më ashpër.
KMLDNJ po ashtu thekson se e mira e së mirës do të ishte që të plagosurit të dërgoheshin në Spitalin në Ferizaj, e jo që edhe trajtimi i tyre të politizohet
Lexoni më poshtë reagimin e KMLDNJ-së:
Është arrestuar një person i dyshuar se ka plagosur dy fëmijë serbë në Shtërpcë pas së cilës banorët lokalë bllokuan rrugët. Në ndërkohë Policia e Kosovës i zhbllokoi rrugët, pa kundërshtim të banorëve lokalë. Menjëherë pas këtij akti të rëndë erdhën reagimet e ndërkombëtarëve dhe politikanëve të Kosovës që bënin gara se kush do të reagonte më ashpër dhe se kush do ta cilësonte këtë vepër më kriminale, duke paragjykuar edhe motivin e plagosjes së dy të rinjve serbë, ende pa filluar hetimet e lëre më që ato të kishin përfunduar.
Në të njëjtën kohë pasuan edhe reagimet nga politikanët e Serbisë, duke filluar nga Aleksandar Vuçiq e deri te vajtuesi kujdestar për fatin e serbëve në Kosovë, Petar Petkoviq ndërkaq që popi Teodosije i vizitoi të plagosurit në Graçanicë duke ia dhënë një rend të reagimeve, në valle me politikanët.
Është e qartë se ekziston një mosbesim i madhe, kryesisht i shkaktuar nga politikanët dhe politika midis shqiptarëve dhe serbëve dhe pikërisht këto raste tragjike iu shërbejnë si oksigjen politikanëve dhe politikës për t’i mirëmbajtur këto ndasi, ndërsa ndërkombëtarëve për të bërë dhe shtuar presionin. E mira e së mirës do të ishte që të plagosurit të dërgoheshin në Spitalin në Ferizaj e jo që edhe trajtimi i tyre të politizohet. KMDLNj përgëzon policinë e Kosovës për reagim të shpejtë dhe të suksesshëm për arrestimin e personit të dyshuar për plagosjen e dy të rinjve serbë dhe pret që institucionet e drejtësisë , pas procedimit të provave të marrin vendim për caktim të shkallës së përgjegjësisë e jo në bazë të presionit dhe ndërhyrjes së politikës , ndërkombëtare dhe vendore në formë të reagimeve të ashpra duke përdorur retorikën politike , në vend të argumentit dhe mosndërhyrjes në punën e hetuesisë dhe gjyqësorit. Sidomos është e palejueshme zbatimi i standardeve të dyfishta edhe gjatë reagimeve. KMDLNj pretë dhe është i sigurt se ky rast do të trajtohet në përputhje me standardet profesionale dhe ligjeve në fuqi. KMDLNj e rikujton opinionin se edhe në këtë rast vlen parimi i përgjegjësisë individuale , si i tillë duhet të trajtohet andaj është e papërgjegjshme të ngarkohet me përgjegjësi kolektive një institucion siç është Forca e Sigurisë e Kosovës apo të kërkohet dorëheqja e ministrit të Mbrojtjes apo të Ministrit për Punë të Brendshme. KMDLNj iu beson institucioneve përgjegjëse për trajtim të këtij rasti andaj është kundër çdo paragjykimi të rastit deri në kohën kur të merret një vendim një vendim i formës së prerë të gjykatës përkatëse. Nga aspekti i tē drejtave të njeriut ky akt vetëm sa e shpërfaq mungesën e sigurisë dhe KMDLNj shpreh keqardhje për plagosjen e dy të rinjve serbë duke iu uruar shërim të shpejtë dhe të suksesshëm.
Të tjera
-
Moti sot i vranët dhe me intervale me diell
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovë, njofton se sot mban mot i vranët dhe m...
-
Mblidhet Komisioni Hetimor për tekstet shkollore
Komisioni Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së tek...
-
Vllasi: E pakuptueshme që Kosova me sjelljet e veta rrezikon pranimin në KiE
Njohësi i rrethanave politike, Azem Vllasi ka thënë se Kosova po e humb një m...
-
Specialja ua vazhdon paraburgimin Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë është marrë vendim për va...
-
Tahiri: Një pjesë e pushtetit është verbuar skajshmërisht, tjetra vazhdon me eksperiment pas eksperimenti
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahir...
-
Abelard Tahiri viziton Hashim Thaçin në Hagë -jep detaje nga takimi me të
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, e ka vizituar në Hagë i...
-
Dyshimet e Dukagjin Goranit: Kurti e Krasniqi diskutuan për t’ia shkurtuar mandatin Presidentes
Analisti Dukagjin Gorani ka hedhur dyshime se darka mes kryeministrit Albin K...
-
Propozimi i Qeverisë për të shkruar draft për Asociacionin, deklarohet Bashkimi Evropian
Bashkimi Evropian (BE) ka thënë të enjten vonë se e ka “të pamundur” ta vlerë...
-
Ahmeti tallet me letrat e qeverisë: Me i mbledhë, goxha njëfarë libri del
Shpend Ahmeti është tallur me letrat që qeveritarët ia kanë dërguar ndërkombë...
-
E rëndë: Polici vr*t ish kolegen në komisariatin e policisë
Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e së enjtes në Anzola dell’Emilia,...
-
Spahiu: Asociacioni do t’i shërbejë Serbisë për të futur një këmbë në Kosovë
Ish-ambasadori i Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), Avni Spah...
-
Maliqi: Perëndimi është bindur që Kosova nuk është negociatore dhe palë serioze, për Vuçiqin nuk ka fitore më të madhe
Analisti Agon Maliqi ka thënë se perëndimi është bindur që Kosova nuk ëshë ne...