Lajme

Plạgosjạ e gruas në Fushë Kosovë, policia arreston edhe një të dyshuar

Autori: Gazeta inFokus 10:00 | 07 August 2024

Mëngjesin e së martës, një burrë plagosi me armë zjarri gruan e tij në Bresje në Fushë Kosovë.

Sipas policisë në lidhje me rastin janë arrestuar dy të dyshuar, bashkëshorti i viktimës për veprën vrasje e rëndë në tentativë dhe një person tjetër i cili është munduar të largojë armën nga vendi i ngjarjes.

Kujtojmë se gruaja menjëherë është dërguar për trajtim në QKUK që sipas mjekëve ishte jashtë rrezikut për jetë.

-Advertisement-

Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Lidhur me rastin janë arrestuar dy të dyshuar kosovarë njëri nën dyshimin se ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës kosovare, ndërsa i dyshuar tjetër pas dyshimeve se ka marrë armën e cila është përdorur, për ta larguar nga vendi i ngjarjes. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë. Pistoleta me tre fishekë dhe tri gëzhoja janë sekuestruar. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njofitmin e policisë.

Të martën u raportua se burri që plagosi gruan ishte arrestuar para katër ditësh për dhunë në familje dhe pasi është liruar ka kryer veprën penale vrasje e rëndë në tentativë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation
-Advertisement-

Të tjera