Lajme

Plagosi me thikë 48-vjeçarin, arrestohet i dyshuari që po planifikonte të kalonte ilegalisht në Serbi

Autori: Gazeta inFokus 09:54 | 13 May 2020

Të hënën rreth orës 15:45 në fshatin Sine të Istogut, në një pjesë malore ka ndodh një lëndim i rëndë trupor i shkaktuar me thikë. Ku pas një zënke verbale i dyshuari F. P. (1966) nga fshati Zllakuqan – Klinë, e godet viktimën Q. A. (1972) nga fshati Dubravë-Istog, duke i shkaktuar lëndime të rënda në pjesën e abdomenit.

Pas dhënies së ndihmës së parë në QKMF në Istog, viktima është dërguar në Spitalin Regjional në Pejë për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor.

I dyshuari F. P. pas kryerjes së veprës ishte arratisur në drejtim të panjohur. Mirëpo njësitet përkatëse policore kanë marrë të gjitha veprimet e nevojshme operative për arrestimin e të dyshuarit.

-Advertisement-

Kështu që është arrit që të martën, njësiti i hetimeve pranë Stacionit Policor në Istog, falë bashkëpunimit me qytetarë ka marr informatë për vendndodhjen e të dyshuarit dhe menjëherë kanë vepruar duke bërë arrestimin e këtij personi në qytetin e Zubin Potokut.

Arrestimi është kryer në bashkëpunim të afërt me Njësitë Policore të Stacionit Policor në Zubin Potok.

Gjatë hetimeve është vërtetuar se i dyshuari ishte në kontakt me disa të afërm të tij për të shikuar mundësinë e arratisjes apo kalimit ilegal në Serbi.

Kështu që pas arrestimit të dyshuarit me urdhër të Prokurorit të shtetit i caktohet masa e ndalimit për 48 orë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Aeroporti “Adem Jashari” ka një kërkesë për udhëtarët që kanë humbur valixhet e tyre
-Advertisement-

Të tjera