Lajme

Plagoset një person në Vushtrri, tentoi t’i ndante dy të tjerë që kishin konflikt

Autori: Gazeta inFokus 10:27 | 24 March 2022

Tentoi t’i ndante dy persona teksa po përlesheshin mes vete, por kjo nuk shkoi ashtu siç e kishte paramenduar një qytetar nga Vushtrria, shkruan Gazeta Infokus.

Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të ditës së mërkurë, në Vushtrri.

Ai ishte plagosur me armë zjarri derisa po tentonte t’i ndante dy persona tjerë të cilët kishin një mosmarrëveshje mese vete.

-Advertisement-

Policia ka njoftuar se pas plagëve të marra viktima është dërguar në emergjencën e spitalit në Vushtrri, e më pas edhe në Qendrën Klinike Universitare të Kosovë për të marrë trajtim mjekësor.

Gjithashtu, policia ka bërë të ditur se i dyshuari për plagosje është në arrati.

Ndërkaq, është njoftuar se lidhur me rastin janë arrestuar dy persona të tjerë.

Kurse, si prova materiale janë sekuestruar një pistoletë e cila dyshohet të jetë përdorur në rast, dy gëzhoja dhe një predhë e fishekëve.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të policisë dhe prokurori kujdestar, janë gjet dhe sekuestruar dy gëzhoja dhe një predhë e fishekëve. Lidhur me rastin janë arrestuar dy të
dyshuar meshkuj kosovarë dhe është sekuestruar një pistoletë e cila dyshohet se ishte përdorë në rast. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e policisë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!
-Advertisement-

Të tjera