Lajme

Plagosen dy persona në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 18:06 | 12 June 2018

Dy persona janë plagosur paditës e së martën në afërsi të shkollës së mesme “Sami Frashëri” në Prishtinë.

GazetaFokus ka kontaktuar me zëdhënësin e Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovcin i cili e ka konfirmuar rastin.

“Rreth orës 17:00 kemi pranuar informatën për të shtëna me armë në rrugën Ibrahim Lutfiu në Prishtinë”, ka thënë ai.

-Advertisement-

Borovci ka shtuar se dy persona janë plagosur nga kjo gjuajtje me armë.

“Me te dale ne vend ngjarje policia konstatuar se bëhet fjalë për plagosje me armë zjarri ku janë plagosur dy persona”, ka shtuar ai.

Viktimat janë dërguar për tretman mjekësor ndërsa policia po punon për identifikimin e autorëve.

“Personat e plagosur janë dërguar për tretman mjekësor  ndërkohe që njësite policore janë duke punuar ne identifikimin dhe arrestimin e personave te dyshuar.”, ka thënë Borovci për GazetënFokus.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin

Të tjera