Plaçkitësit e argjendarisë “Diakos” në Suharekë u arratisën me veturën me targa “01” të vjedhura
Autori: Gazeta inFokus 20:29 | 22 November 2023
Një grabitje e armatosur si në filma ka ndodhur pasditen e sotme në argjendarinë “Diakos” në Suharekë, ku dyshohet se ka pasur shkëmbim zjarri mes Policisë dhe hajnave dhe për pasojë zyrtari policor, Avdullah Hoxha ka mbetur i plagosur.
Përveç tij, edhe një polic ka mbetur i lënduar teksa po intervenonte bashkë me kolegët e tij në këtë rast, por nuk ka pësuar plagë nga plumbat. Gjendja shëndetësore e tyre është stabile dhe të njëjtit janë jashtë rrezikut për jetë.
Ndërsa katër të dyshuarit, që akoma s’janë identifikuar kanë arritur të arratisen nga vendi i ngjarjes, me një veturë me targa të vjedhura të rajonit të Prishtinës “01”, që sipas pamjeve duket të jetë e tipit “Chevrolet Cruze”.
Siç mëson Sinjali, tashmë Policia ka aktivizuar “Unazën e Çeliktë”, ku si rezultat janë shtuar pika kontrolli në lokacione të ndryshme, me qëllim që të bien në gjurmët e të dyshuarve.
Plaçkitësit e kanë zbrazur dyqanin dhe sipas informacioneve të para, vlera e stolive që u grabitën është 250 mijë euro.
Sinjali ka siguruar pamje të reja, që janë realizuar nga një kënd tjetër, ku fillimisht shihen tre të dyshuarit brenda argjendarisë, ku i mbushin çantat, ndërsa i katërti bën roje me kallashnikov.
Siç shihet në pamjet e mëposhtme, pas disa minutash, në vendin e ngjarjes mbërrin Policia, ku njëri polic del nga vetura zyrtare dhe aty nis shkëmbimi i zjarrit.
Të tjera
-
Tërmet në Shkup
Observatori Sizmologjik pranë Fakultetit Matematiko-natyror në Shkup bëri të ...
-
Demhasaj: Në Lloqan dhe Pbërgjë u nderuam me mbështetje masive për të ardhmen
Kandidati i Aleancës për Ardhmërin e Kosovës për deputet, Arton Demhasaj, po ...
-
Gjendet pa shenja jete një 25-vjeçar në Gjilan
Një 25-vjeçar është gjetur pa shenja jete këtë të shtunë në Gjilan. Rastin...
-
Ramush Haradinaj: Do ta ulim çmimin e energjisë, s’ka me pasë më rritje
Kandidati për kryeministër në radhët e koalicionit AAK-NISMA, Ramush Haradina...
-
Për 7 ditë në këmbë nga Greqia në Kosovë, Beqiraj e tregon momentin kur pati ujqër afër
Bestar Beqiraj ka treguar eksperiencën e tij shtatë ditore nga Greqia për në ...
-
Lushtaku: Lagja IV, Runiku e Syrigana të bashkuar për fitoren e PDK-së
Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, po vazhdon vizitat e tij gjithandej Kosov...
-
Ganimete Musliu takon familjen e komandantit Gani Imeri, i cili ndërroi jetë para disa muajsh
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, është takuar me ...
-
Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë: Përvoja e emisarit të ri për dialogun ndihmon në avancimin e marrëdhënieve
Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Aivo Orav, është takuar me emisarin e ri të...
-
Rrëzohet avioni mjekësor me gjashtë persona në bord, bie mbi vetura e shtëpi në Filadelfia
Një aeroplan i vogël transporti mjekësor është rrëzuar në një zonë të banuar ...
-
Mërgim Lushtaku: Mazgiti i Obiliqit mbrëmë tregoi se është 100% i bindur se Kosova mundet ma mirë
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku, ka vizituar mbrëm...
-
Bedri Hamza: Pas 9 shkurtit, do ta kemi një qeveri që punon dhe mban fjalën
Bedri Hamza e ka publikuar një video të re, me të cilën paralajmëron një stan...
-
Për 24-orë 66 aksidente, 19 me të lënduar e 47 me dëme materiale
Policia e Kosovës brenda 24 orëve ka shqiptuar 2 mijë e 39 tiketa trafiku. ...