Lajme

Plaçkitën dyqanet, arrestohen dy persona

Autori: Gazeta inFokus 13:58 | 23 December 2019

Njësiti i hetimeve policore të stacionit të Fushë Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar për vjedhjeve të rënda.

Rastet kanë ndodhur më 12 dhe 16 dhjetor 2019 në dy dyqane, në zonën industriale në Fushë Kosovë, ku janë vjedhur kasaforta me para të gatshme dhe stoli ari. Vlera totale në të dyja raste është rreth 44.000 euro.

G. H. (33) dhe E. R. (38), shtetas të Kosovës, janë dërguar në qendrën rajonale të mbajtjes në Prishtinë.

-Advertisement-

Ndërkohë që hetuesit policor për po të njëjtat raste, janë në kërkim të një personi të tretë të dyshuar, i cili është identifikuar nga ana e policisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera