Lajme

Pjesëtarët e FSK-së nga terreni ftojnë rininë për t’u bërë pjesë e ushtrisë

Autori: Gazeta inFokus 16:45 | 12 January 2023

Disa pjesëtarë të Forcës dhe Sigurisë së Kosovës janë duke ftuar të rinjtë dhe të rejat që të aplikojnë në konkursin për t’u bërë pjesë e ushtrisë.

Sipas informacioneve të tyre nga terreni, është interesim i madh i të rinjve e të rejave që të aplikojnë në konkursin që është i hapur deri më 15 janar dhe t’i bashkohen radhëve të FSK-së.

“Të organizuar në ekipe mobile, pjesëtarët e FSK-së janë duke realizuar fushatën informuese përmes takimeve e bashkëbisedimit direkt me të rinj e të reja të vendit tonë në çdo lokalitet e institucion me ftesë për të aplikuar dhe inkuadruar në FSK”.

-Advertisement-

“FSK mirëpret të gjitha aplikimet duke garantuar proces fer dhe transparent në përputhje të plotë të akteve ligjore dhe procedural”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…

Të tjera