Lajme

Pjesëtarë të diasporës shqiptare në SHBA e dorëzojnë në Kongres një dokument për situatën në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 07:35 | 19 July 2023

Ismet Smajli, sekretar i përgjithshëm i Rrjetit të Bizneseve të Diasporës në SHBA, ka dhënë detaje për një takim është zhvilluar në Washington me demokratët dhe republikanët e Komitetit të Jashtëm të SHBA-së.

Ai ka thënë se ata kanë dorëzuar një dokument lidhur me informacione për situatën në Kosovë.

“Të enjten e kaluar ishim në Washington u takuam me të gjithë përfaqësuesit që janë 12. Dorëzuam dokumente në dy formate për situatën që ka ndodhur gjatë zgjedhjeve në veri të Kosovës”, tha ai në Klan Kosova.

-Advertisement-

“Pjesa tjetër ishte më informative për anëtarët e këtyre komuniteteve, pasi bëhej fjalë për ndikimin që e ka Rusia dhe Kina në rajon”, ka thënë Smali.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit
-Advertisement-

Të tjera