Lajme

Pjesën e dytë të Provimit të Maturës e kaluan vetëm 57.1 për qind të nxënësve

Autori: Gazeta inFokus 13:46 | 04 September 2023

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), ka publikuar rezultatet e Provimit Shtetëror të Maturës të afatit të dytë, sipas të cilave kalueshmëria është 57.1 përqind.

MASHTI, ka njoftuar se Këshilli Shtetëror i Maturës ka bërë të ditur se nga 6670 nxënës që kanë paraqitur provimin, në test kanë hyrë 5366, nga të cilët 3064 e kanë arritur kriterin e kalueshmërisë.

“Po ashtu, Këshilli ka konstatuar se i gjithë procesi i testimit ka shkuar në rregull, ndërsa gjatë procesit të administrimit ka pasur tentime për kopjim nga disa nxënës dhe si pasojë e posedimit dhe përdorimit të telefonit, 13 nxënës janë përjashtuar nga testi”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Matura shtetërore (pjesa e dytë) është mbajtur më 26 gusht 2023 në 30 komuna të Kosovës, ku nxënësit i janë nënshtruar testimit në 68 qendra të testimit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Coffee shkon edhe në Ferizaj – ambient i ngrohtë e risi në menu (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera