Lajme

“Pjesëmarrja në seancën për zgjedhjen e presidentit është obligim kushtetues jo tradhëti ndaj partisë”

Autori: Gazeta inFokus 15:25 | 04 April 2021

Drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi, (IKD) Ehat Miftaraj,  ka thënë se pjesëmarrja në procesin e zgjedhjes së Presidentit është obligim kushtetues.

Madje ai ka shkruar se nuk është as tradhëti ndaj partisë e as nënshtrim, shkruan Gazeta Infokus.

“Pjesemarrja aktive ne procesin e zgjedhjes se Presidentit eshte detyre, obligim kushtetues!Nuk eshte as tradheti ndaj partise, as kompromis, as nenshtrim, e me se paku poshterim.Normal, vota per President mundet me qene me kusht, si per shembull nese nje deputet kerkon nga qeveria aktuale qe do te votoj per Presidentin nese premton dhe vepron se ne Kuvend dhe qeveri nuk do te kete deputet apo ministra me aktakuza per korrupsion.Baza e nje shteti demokratik eshte zbatimi i vlerave dhe standardeve qe promovojne sundimin e ligjit dhe qeverisjes se mire.Te gjithe do te dilnin te fituar, e me se shumti shteti ligjor ne Kosove dhe funksionaliteti i institucioneve kushtetuese”./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta

Të tjera