Pjesa e dytë e testit të Maturës, a do të marrin pjesë mësimdhënësit që janë në grevë?
Autori: Gazeta inFokus 10:28 | 26 August 2022
Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka bërë të gjitha përgatitjet për organizimin e provimit të dytë të Maturës Shtetërore, që do mbahet më 27 gusht, e që pritet t’i nënshtrohen rreth 5 mijë maturantë të cilët nuk e kanë kaluar provimin në afatin e parë.
Ndërkaq, nga Sindikata e Arsimit kanë paralajmëruar se pas kërkesave që kanë marrë nga drejtoritë komunale të arsimit, edhe përkundër grevës, mësimdhënësit e angazhuar në këtë proces do të jenë pjesë e testimit.
Rreth 5 mijë maturantë të cilët nuk e kanë kaluar provimin në afatin e parë pritet t’i nënshtrohen provimit të dytë shtetëror të maturës. E për mbarëvajtjen e këtij testimi, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka bërë të ditur se janë bërë të gjitha përgatitjet që ky provim të mbahet më 27 gusht, dhe se greva nuk duhet ta pengojë këtë proces.
“Në këtë afat të provimit të Maturës Shtetërore pritet t’i nënshtrohen rreth 5 mijë nxënës në komuna të ndryshme. Ne, si ministri, kemi marrë të gjitha masat për sa i përket përgatitjeve për mbarëvajtjen e provimit të dytë të maturës dhe kërkojmë që ky proces të zhvillohet normalisht dhe as kush mos t’i diskriminojë këta nxënës”, thotë Nagavci.
Ndërkaq, kryetari i Sindikatës se Arsimit, Rrahman Jasharaj, në një përgjigje për Radio Kosovën tha se edhe përkundër grevës, të gjithë mësimdhënësit do t’i përgjigjen ftesës së drejtorive komunale të arsimit për të qenë pjesë e këtij testimi.
“Mësimdhënësit në komunikim që do të kenë me drejtoritë komunale të arsimit do të gjejnë një zgjidhje për mbarëvajtjen e testit të Maturës. Dhe unë jam optimist që Sindikata e Arsimit do sjellë edhe vendim që të shtunën të mbahet testi i Maturës dhe mësimdhënësit që janë caktuar në administrim, të angazhohen dhe të jenë pjesë e këtij procesi”, thotë Jasharaj.
Ministria e Arsimit ka filluar ndryshimin e ligjit për maturën, në mënyrë që të parandalohet kopjimi me të cilin ky proces po përballet viteve të fundit. Edhe njohës të arsimit kanë vlerësuar se duhet të merren masa për sa i përket mënyrës së
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të premten
Për të premten parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe interva...
-
SHBA/ Donald Trump shpallet fajtor për 34 akuza
Ish presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump është shpall...
-
Rast i rëndë për familjen Iljazi në Prishtinë: 42-vjeçari dërgohet pa shenja jete në QKMF, Policia nis hetimet
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në lagjen Emshir në Prishtinë, ku një pers...
-
Imri Ahmeti e konfirmon: Jam në listë për deputet për t’i ndihmuar partisë
Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti e ka konfirmuar se do të jetë kandidat për d...
-
E “zbulon” Gashi: ShBA’ja planifikoi ta fus Kurtin në një listë të padëshirueshme, Osmani e shpëtoi
Analisti politik, Astrit Gashi, në “Debat Plus”, ka thënë se ka informata nga...
-
Bulliqi pritet në veri nga Hetemi, përgëzojnë policët për përkushtimin e tyre në punë
Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi u prit në veri të Kosovës, nga kryetar...
-
Plani i Rritjes, Qeveria e çon në Bruksel një draft me reformat që i synojnë
Zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi ka treguar Kosova ka dërguar drejt Komis...
-
Dita e Shtetësisë së Kroacisë, Kurti: Vendet tona ndajnë një aleancë historike
Kroacia mbështet rrugëtimin evropian të Kosovës, deklaroi ambasadorja e Kroac...
-
Tahiri: S’duhet të heqim dorë për ta bërë shtetin, për ta forcuar subjektivitetin ndërkombëtar
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik...
-
Stoltenberg sugjeron bisedime për heqjen e kufizimeve ndaj armëve për Ukrainën
Ukraina mund të triumfojë në betejën e saj për t’i zmbrapsur forcat ruse me “...
-
PDK: Jemi të vendosur për t’i dhënë fund keqqeverisjes
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka zhvilluar sot t...
-
Hapja e urës në Mitrovicë: Për disa “rritje e tensioneve”, për të tjerët “gjë e mençur”
Ndërsa paralajmërohet hapja e mundshme e urës kryesore mbi lumin Ibër, që nda...