Piu gjithë ditën, shkoi në shtëpi dhe mori armën me të cilën kreu krimin- Krejt çka dihet deri tash për tragjedinë në Cetinje
Autori: Gazeta inFokus 09:21 | 02 January 2025
Detaje të reja të tragjedisë që ndodhi dje në Cetinjë po dalin në dritë. I dyshuari për vrasjen e plot 12 personave Cetinje, Aco Martinoviq, dyshohet se aktin e kreu në katër lokacione të ndryshme.
Kështu ka bërë të ditur mbrëmë vonë drejtori i Policisë malazeze, Llazar Shqepanoviq.
Dyshohet se sulmuesi Martinoviq që la të vdekur 12 persona dhe plagosi rëndë katër të tjerë, më herët ka qenë duke pirë në tavernën “Velestovo”, afër Qendrës Sportive në Cetinje.
Sipas Shqepanoviq, Martinoviqi kishte pirë në atë ndërtesë gjatë gjithë ditës, pas së cilës ai shkoi në shtëpi dhe mori një armë.
Ai shtoi se në të dhënat zyrtare, Martinoviq nuk kishte armë në posedim.
Shqepanoviq dha edhe një detaj tjetër. Ai tha se sulmuesi në fjalë ishte dënuar me kusht në vitin 2005 për sjellje të dhunshme.
“Edhe në vitin 2022 janë ndërmarrë masa dhe veprime të caktuara dhe se është bërë kontroll paraprak dhe është gjetur një pushkë ajrore dhe armë e lëndë plasëse dhe është dënuar në shkallë të parë me tre muaj dhe se nuk është dënuar me finaliteti”.
Ministri i Punëve të Brendshme Danilo Sharanoviq ka thënë se Martinoviq ka vrarë dy fëmijë të mitur të familjes Vuletiq dhe babain e tyre, i cili është pronar i tavernës “Velestovo”.
“Ka kryer vrasje të shumta në territorin e Cetinjes dhe ka marrë jetën e anëtarëve të familjes së tij”.
Policia kishte rrethuar zonën ku dyshohet se fshihej sulmuesi, pasi kishte kryer aktin e tmerrshëm.
Prokurorja Andrijana Nastiq ka konfirmuar se në Cetinje janë vrarë 12 persona dhe se i dyshuari Aco Martinoviq ka kryer vetëvrasje.
Ajo kreu një hetim në gjashtë lokacione, pesë prej të cilave ishin ku ishin kryer vrasjet dhe në vendin ku i dyshuari qëlloi veten.
Martinoviq vrau katër persona në dy lokacione, dy fëmijë në të tretën dhe një person në dy të tjerat.
Katër persona kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar në Qendrën Klinike.
Drejtori i Qendrës Klinike, Aleksandar Radoviq, ka bërë të ditur se sonte janë operuar tre persona dhe se janë në Repartin e Mjekimit Intensiv.
Operacioni i të plagosurit të katërt, siç ka sqaruar Radoviq, me lëndime të shumta do të zgjasë deri në orët e vona të natës.
“Më duhet të them se të gjitha lëndimet e shkaktuara janë në rrezik për jetën, por ne do të monitorojmë gjendjen e tyre. Për momentin parametrat jetikë janë të kënaqshëm”, tha ai.
Radoviq tha se pacienti i katërt ka lëndime të shumta në bark, gjoks dhe kokë dhe se operacioni do të zgjasë gjatë natës.
Të tjera
-
KFOR s’ka ndryshuar qëndrim: Hapja e urës tani i vë në rrezik të panevojshëm ushtarët dhe komunitetet lokale
Gjenerali Enriko Borduani, komandanti i KFOR-it, është deklaruar për një nga ...
-
Kurti në “The New York Times”: Për identitetin shqiptar, feja s’ka qenë asnjëherë parësore
Gazeta prestigjioze amerikane “The New York Times” ka shkruar sot për konvert...
-
Morën leje për sjellje të mirë, si u arratisën shqiptarët e rrezikshëm nga burgu
Dy të burgosur shqiptarë, Lefter Toçi dhe Romeo Qosja, kanë arritur të arrati...
-
Apel i policisë: Shmangni Merdaren, përdorni vendkalimet e tjera kufitare
Për shkak të pritjeve të gjata në vendkalimin kufitar në Merdar, Policia e Ko...
-
Krijohen kolona të gjata në pikat kufitare, deri në pesë orë pritje në Merdarë
Në pikat kufitare në dalje të Kosovës këtë të shtunë ka kolona dhe pritje të...
-
Joe Biden nderon Hillary Clintonin me “Medaljen e Lirisë”
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden ka ndarë Medaljen Presidenciale të Lirisë, nd...
-
Mali i Zi: Homazhe për 12 viktimat e sụlmit me ạrmë ditën e Vitit të Ri
Në Cetinjë të Malit të Zi u mbajtën sot homazhe për 12 personat që u vranë gj...
-
Pas patrullimit të ushtarëve amerikan në veri, KFOR-i del me një komunikatë
KFOR, misioni i NATO-s në Kosovë, ka bërë të ditur se ushtarët amerikanë të K...
-
Kurti në “The New York Times”: Për identetin shqiptar, feja s’ka qenë asnjëherë parësore
Gazeta prestigjioze amerikane “The New York Times” ka shkruar sot për konvert...
-
Rama: Lokacioni dhe plani për palestrën multisportive janë refuzuar katër herë nga asambleistët e Vetëvendosjes
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, i ka reaguar Ministrit Hajru...
-
Rrạhu gruan, arrestohet dhe i sekuestrohet pistoleta 32-vjeçarit në Ferizaj
Një person është arrestuar mëngjesin e sotëm pasi dyshohet se ka shkaktuar dh...
-
Shtetas maqedonas lụftuan për ushtrinë mercenare ruse Wagner
(Radio Evropa e Lirë) – Prokuroria publike në Maqedoninë e Veriut po heto...