Sport

Pirlo konfirmon largimin e Ronaldos nga Juventusi?

Autori: Gazeta inFokus 14:06 | 13 March 2021

Trajneri i Juventusit, Andrea Pirlo, ka folur për herë të parë pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, shkruan Gazeta inFokus.

Tekniku italian ka dhënë se të gjithë lojtarët janë të dëshpëruar me rezultatin, po ashtu edhe Cristiano Ronaldo, i cili është përfolur për një rikthim të mundshëm tek Real Madridi.

Në lidhje me këtë 41 vjeçari u shpreh se spekulimet për të ardhmen e Ronaldos janë shumë normale.

-Advertisement-

“Ronaldo është mirë. Normalisht që është i zhgënjyer, ashtu si e gjithë skuadra, por është stërvitur mirë, për të luajtur nga fillimi ndaj Cagliarit. Është një nga personazhet më të rëndësishëm në këtë sport dhe zërat përreth tij janë normale në çdo kohë”, deklaroi trajneri i Juventusit.

Ronaldo ka kontratë me ‘Zonjën e Vjetër’ deri në qershor të vitit 2022./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
A e dini ku janë ZBRITJET ma t’mdhaja për festën e Bajramit?
-Advertisement-

Të tjera