Sport

Pique sulmoi Spanjën, Ramos i përgjigjet ashpër

Autori: Gazeta inFokus 19:05 | 03 October 2017
Dyshja Ramos – Pique janë takuar në stërvitjen e sotshme (e martë) duke u bërë gati për ndeshjen ndaj Kombëtares së Shqipërisë dhe sipas AS, Ramosdhe Pique ishin shumë të ftohët ndaj njëri-tjetrit.

Duket se shoqëria, ajo pak çka kishte mbetur në mes Gerard Piques dhe Sergio Ramos, ka përfunduar. Dhe tani kjo do të jetë një arsye më shumë që mbrojtësi i Barcelonës të largohet nga Përfaqësuesja e Spanjës.

Ramos nuk dëshiron të mbajë më marrëdhënie të çfarëdoshme me Piquen, kjo pas postimit në Twitter:

“Nga sot deri të dielën, le të shprehim vullnetin tonë në mënyrë paqësore. Mos t’i japim atyre asnjë justifikim, kjo është ajo që ata duan. Le të këndojmë me zë të lartë dhe të fortë #NeDoTëVotojmë”, kishte shkruar Pique.

-Advertisement-

Kapiteni i Përfaqësueses së Spanjës e ka cilësuar këtë postim si të tepruar dhe normalisht që e ka komentuar në mënyrë paksa të ashpër:

“Postimi në Twitter nga Pique nuk është më i miri, nëse ai dëshiron që tifozët mos ta fishkëllejnë. Si kapiten mendoj gjithmonë për atmosferën e mirë në skuadër”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…
-Advertisement-

Të tjera