Sport

Pique ndërron fjalët

Autori: Gazeta inFokus 15:05 | 24 August 2017

Vetëm pak kohë pasi kishte deklaruar se ai dhe ekipi i tij janë inferior ndaj Real Madridit, Gerard Pique ka ndryshuar qëndrim.

Në një intervistë të publikuar nga Marca, mbrojtësi spanjoll ka treguar se ai është i gatshëm për të sfiduar Realin, një skuadër që megjithatë ai e konsideron më të mirë për momentin.

“Nuk mendoj se jemi inferior në nivel të skuadrave, ne nuk jemi inferiorë ndaj askujt, por në Bernabeu ata ishin superiorë dhe Reali është ekipi që ka fituar Ligën e Kampionëve dhe La Ligan”.

-Advertisement-

“Ekipi po bën mirë dhe jemi në ecuri të mirë për t’i kthyer gjërat për së mbari”.

“Sa i përket Realit, secili ekip një ditë humbet dhe ne jemi ata që duhet të shfrytëzojmë këtë përparësi”, u shpreh mbrojtësi katalanas.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
E PREMTJA E BARDHË NË ETC ME ZBRITJE DERI 50%
-Advertisement-

Të tjera