Rozë

Pique dhe Shakira përsëri bashkë?

Autori: Gazeta inFokus 09:15 | 19 September 2017

U përfol shumë për një krizë mes çiftit të njohur botëror, futbollistit të Barcelonës Gerard Pique dhe këngëtares Shakira.

Si për të hedhur poshtë çdo dyshim apo thashethem të mediave që u morën shumë me këtë rast ka qenë Pique ai i cili ka shpërndarë një foto ne profilin e tij në Instagram.

Në foto duket Shakira bashkë me dy djemtë e çiftit, Milan dhe Sasha, që po shijojnë pamjen buzë një lumi. Bashkëngjitur, si për ironi, ai ka shkruar që është koha për familjen dhe ka bërë tag bashkëshorten e tij.

-Advertisement-

Sipas mediave spanjolle, kriza mes çiftit ka qenë e qartë sepse ata nuk kishin postuar foto me njëri-tjetrin për një kohë të gjatë. Pique nuk kishte postuar foto me Shakirën që nga muaji mars i këtij viti. Por përveç kësaj ka qenë edhe gjesti i futbollistit ai që ngriti dyshime.

Mesa duket, çdo gjë është në rregull tashmë dhe çifti është më i lumtur se kurrë dhe neve na vjen shumë mirë për këtë…

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova Nënshkruan Parimet për Fuqizim të Grave (WEPs)
-Advertisement-

Të tjera