Lajme

Kurti takohet me Ambasadorin e Finlandës, flasin për zgjedhjet e hapat drejt formimit të institucioneve

Autori: Gazeta inFokus 17:12 | 25 Shkurt 2025

Kryeministri Albin Kurti ka pritur sot në takim me Ambasadorin e Finlandës në Kosovë, Matti Nissinsen.

Në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit theksohet se ata kanë diskutuar edhe për zgjedhjet e 9 shkurtit dhe hapat drejt formimit të institucioneve pas certifikimit të rezultateve.

“Marrëdhëniet bilaterale Kosovë-Finlandë, bashkëpunimi ndërmjet ambasadës finlandeze dhe qeverisë, zgjedhjet e 9 shkurtit dhe hapat drejt formimit të institucioneve pas certifikimit të rezultateve, ishin temat qendrore të bashkëbisedimit. Gjithashtu u diskutua rreth çështjeve të sigurisë së rajonit dhe kontinentin tri vjet pas fillimit të agresionit ushtarak rus dhe luftës në Ukrainë. Kryeministri Kurti shprehu falënderimin e tij për rolin, kontributin dhe mbështetjen e vazhdueshme të Finlandës ndaj Kosovës”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy