Sport

Pique: City dhe Guardiola do ta mbrojnë titullin e Ligës Premier

Autori: Gazeta inFokus 09:47 | 30 August 2018

Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique beson se Manchester City do të mbrojë titullin e Ligës Premier këtë sezon dhe ka mbështetur ish-trajnerin e tij, Pep Guardiola, për të cilin mendon se po bënë një punë të mirë.

Pique, një fitues i shumëfishtë i La Ligas, e di saktësisht se çfarë duhet për të arritur tituj të brendshëm.

Ai ka arritur këtë sukses disa herë nën kujdesin e Guardiolës gjatë kohës së tyre që e kaluan së bashku në Kataluni.

-Advertisement-

Dhe pasi Guardiola e udhëhoqi Manchester Cityn drejt supremacisë në Ligën Premier, Pique mendon se Guardiola do ta bëjë të njëjtën gjë këtë sezon.

Pique beson në Cityn e Guardiolas (Getty Images)

Pavarësisht nga rivalizimi i Liverpoolit dhe Chelseat, të përforcuar ndjeshëm gjatë verës, Pique mendon se Qytetarët do ta mbrojnë titullin.

“Liverpooli është një ekip i madh dhe do të jetë kundërshtari i Guardiolës, pasi ata kanë lider të mëdhenj, por do ta shohim sfidën”.

“Nuk e di se kush do të fitojë”.

“Për mua, City është diçka më shumë favoritë, por në Champions kurrë nuk mund ta dini”, ka thënë Pique në një intervistë për gazetën AS.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy