Rozë

Pink po i rrit fëmijët me gjini neutrale

Autori: Gazeta inFokus 13:07 | 05 December 2017

Rolet tradicionale gjinore nuk kanë vend në familjen e Pink dhe Carey Hart.

Këngëtarja thotë se ajo dhe burri i saj janë duke rritur fëmijët e tyre për të qenë neutralë sa i përket gjinisë.

Vajza e saj gjashë vjeçare, Willow, madje e sheh veten si djalë dhe Pink nuk mund të jetë më e kënaqur për këtë.

-Advertisement-

“Ne jemi një familje që nuk bëjmë ndarje të tilla”, tha Pink për revistën The People.

“Javën e kaluar, Willow më tha se dëshiron të martohet më një grua afrikane. Unë e pyeta nëse mund të më mësojë të përgatisë ushqim afrikan. Ajo më tha “patjetër mami, pasi ne do të jetojmë me ty derisa shtëpia jonë të jetë gati”, tha ajo, transmeton Klan Kosova.

Këngëtarja e njohur e pëlqen shumë faktin se si po ndryshon bota kur është fjala për rolet gjinore dhe stereotipet.

“Isha në një shkollë ku tek tualetet tek kopshti i fëmijëve në njërën nga dyert shkruante “gjini neutrale” dhe ishte një vizatim i shumë formave të ndryshme”.

“E fotografova dhe më pas shkruajta “progres “. Mendova se ishte diçka e mrekullueshme, më pëlqen që fëmijët kanë këtë bisedë “, tha Pink.

Ashtu si e bija, edhe këngëtarja e shumë hiteve e sheh veten si mashkull.

“Unë jam më shumë nënë se gjithçka tjetër. Jam 100 % e sigurt për këtë. Fëmijët e mi janë gjithçka për mua, janë dy vendimet më të mira që kam marrë në jetë”.

“Unë bëj gjithçka që ata duan, i dërgoj në shkollë dhe jam me ta gjithmonë. Jam e rritur tani, e di, është e çuditshme. Unë akoma jam një djalë 12 vjeçar”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera