Rajoni dhe Bota

Piloti pëson arrest kardiak dhe vdes gjatë fluturimit, avioni bën ulje emergjente

Autori: Gazeta inFokus 10:34 | 17 August 2023

Piloti i një fluturimi të linjës “Latam Airlines”, që u nis nga Miami me destinacion Santiagon në Kili, u sëmur teksa avioni ishte në ajër dhe vdiq menjëherë pas kësaj.

Avioni – një Boeing 787 – u ngrit të hënën në mbrëmje nga Miami me 271 pasagjerë në bord, por piloti që ushtronte profesionin prej 25 vitesh, pësoi atak kardiak në fluturim.

Kapiteni u sëmur rreth një orë pasi avioni ishte nisur dhe u rrëzua në banjën e aeroplanit. Edhe pse iu dha ndihma e shpejtë, sërisht nuk mjaftoi për ta shpëtuar.

-Advertisement-

Bashkëpiloti, i cili duhej të bënte një ulje emergjente në qytetin e Panamasë, ka arritur ta ulë mrekullisht avionin në aeroportin ndërkombëtar Tocumen, në Panama.

Kolegu deklaroi se gjatë fluturimit u miratuan të gjitha protokollet e sigurisë për të shpëtuar jetën e burrit, duke thënë se ai ishte “thellësisht i prekur” nga humbja e pilotit.

“Ne jemi thellësisht të tronditur nga ajo që ndodhi dhe shprehim ngushëllimet tona të sinqerta për familjen e punonjësit tonë“, thuhet në një deklaratë të linjës ajrore./A2/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!
-Advertisement-

Të tjera