Pikat e bardha rreth syve, çfarë tregojnë për shëndetin dhe trajtimet natyrale
Autori: Gazeta inFokus 07:55 | 23 September 2024
Më siguri keni vënë re të paktën një herë tek vetja apo tek të afërmit disa pika të vogla, të bardha që rrethojnë sytë. Këto shenja të vogla rrethore nuk janë të rastësishme e as shenja të përjetëshme nga lindja, por simptoma të një sëmundje lëkure.
Nëse nuk keni dëgjuar më parë për një sëmundje të quajtur Milia dhe vuani nga ky problem të gjithë përgjigjet do t’i gjeni në këtë artikull.
Çfarë është Milia
Milia është një sëmundje e njohur e lëkurës me simptoma shumë të dukshme dhe specifike. Mund të prekë çdo moshë duke filluar që nga bebet deri tek të moshuarit dhe shfaqet kryesisht në fytyrë. Milia quhen topthat e vegjël që dalin në fytyrë zakonisht rreth zonës së syve. Ato shfaqen në formën e cisteve dhe mund të qëndrojnë në lëkurë për muaj të tërë apo edhe vite. Janë shumë të vogla rreth 1-2 mm, por mund të shtohen në sasi të mëdha dhe të shndërrohen në një problem për lëkurën tuaj.
Çfarë e shkakton
Pikat e vogla të bardha në lëkurë me shumë siguri po j’ua shkakton keratina e tepërt që ngec nën poret tuaja. Keratina është një proteinë e fortë që gjendet zakonisht me shumicë në lëkurë, flokë apo thonj. Shfaqen zakonisht në zonat ku lëkura është më e hollë, pra rreth syve apo edhe në faqe megjithëse në disa raste edhe në zona të tjera të fytyrës.
Si t’a trajtoni në shtëpi
Në shumicën e rasteve këto pika të bardha do të zhduken vetë me kalimin e kohës ose brenda disa muajve. Nëse vuani nga këto simptoma nuk rekomandohet asnjëherë ngacmimi me duar i tyre. Milia nuk është e ngjashme me pikat e zeza të fytyrës, ndaj presioni që mund të ushtroni me duar do të ishte i dëmshëm për lëkurën.
Pastrimi
Pastroni me kujdes zonën e prekur nga milia duke përdorur gjithnjë sapun për fytyra delikate. Gjithashtu masazhojeni fytyrën një herë në javë duke përdorur pak vaj ulliri dhe sheqer apo kripë pasi të keni dalë nga dushi.
Mbrojtja
Sigurohuni që të mbroheni sa më shumë nga rrezet e diellit, sidomos në zonën e syve. Këtë mund t’a bëni duke përdorur syze apo krem mbrojtës në mënyrë që të parandaloni shtimin e tyre. Përdorni kremra që përmbajnë shumë vitamin A, gjithashtu konsumoni ushqime të pasura me të. Bëni pjesë të dietës tuaj të përditëshme shumë karrota, spinaq apo brokoli si burime të mira të kësaj vitamin.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të dielën
Për të dielën parashikohet të mbajë mot me diell. Acar i fortë në orët e mëng...
-
CNN: Arabia Saudite e paralajmëroi disa herë Gjermaninë për të dyshuarin për sụlmin e mbrëmshëm
Arabia Saudite u dërgoi disa herë paralajmërime autoriteteve gjermane për të...
-
Shtatë të lënduar në një aksident te Dheu i Bardhë
Shtatë persona janë lënduar si pasojë e një aksident që ka ndodhur te Dheu i ...
-
Starlink-u funksional tani edhe në Kosovë – Çfarë do të thotë kjo dhe si funksionon
Miliarderi amerikan Elon Musk njoftoi të shtunën vonë se rrjeti i tij privat ...
-
Starlinku në Kosovë, Osmani: Mirësevjen në Kosovë
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani i ka uruar mirëseardhje në Kosovë kompanis...
-
Elon Musk njofton: Starlink tashmë është edhe në Kosovë
Starlink, platforma e internetit satelitor të Starlink Services, LLC, një deg...
-
Tri orë pritjet për hyrje nga Jarinja
Pritjet për të hyrë në Kosovë nga pika kufitare në Jarinje, tashmë po zgjasin...
-
Hetimet në Varagë, ekspertiza e lartë solli FBI në Kosovë
Dëmi u shkaktua tre javë më parë. E se kush qëndron prapa këtij akti terro...
-
Kurti sërish i bën thirrje mërgatës që të regjistrohet për votim
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, përsëri ka kërkuar nga dia...
-
KQZ thirrje për rritje të daljes në zgjedhje: Vota juaj mund të ndikojë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i ka ftuar të gjithë qytetarët e vendit që të...
-
Mbi 2 orë pritjet për të hyrë në Kosovë
Fluksi i pritjeve sa vjen e shtohet nëpër pikat kufitare të Kosovës. Sipas...
-
Qytetari ankohet për kolona kilometrike në Podujevë
Rruga Podujevë-Prishtinë, thuajse është ”bllokuar”, nga kolonat e gjata të kr...