Sport

Phillips i sinqertë: Isha me fat, meritoja kartonin e kuq

Autori: Gazeta inFokus 10:58 | 18 October 2023

Anglia u hakmorr ndaj Italisë në “Wembley” për finalen e humbur të Euro 2020.

Skuadra e Southgate fitoi 3-1 me përmbysje (Kane 2x, Rashford) dhe siguroi kualifikimin në Gjermania Euro 2024.

Vendasit ishin me fat, pasi në minutën e tetë mund të mbeteshin me dhjetë futbollistë. Kalvin Phillips kreu një ndërhyrje të frikshme ndaj interistit Barella, por francezi Turpin e kaloi me një të verdhë.

-Advertisement-

Vetë mesfushori i Manchester Cityt, skuadër ku nuk po përfiton minuta, u tregua i sinqertë pas ndeshjes. Teksa u shpreh se ishte me fat që nuk përfundoi jashtë me karton të kuq.

“Doja ta godisja veten me shkelma kur u ndëshkova me karton. Ndoshta isha me fat që nuk u përjashtova… Me shumë mundësi ndodhi prej mungesës së aktivizimit me klubin tim.

Unë dua të luaj gjithmonë, sa më shumë të jetë e mundur, por nuk po ndodh prej një viti e gjysmë. Mundohem të jem gati për çfarëdo që të ndodhë, por më duhen minuta. Sepse dua të shkoj në Europian”, theksoi 27-vjeçari.

50 mln euro pagoi Manchester City te Leeds United në verën e vitit të kaluar për kartonin e “shkatërruesit”, por trajneri Pep Guardiola nuk po e preferon aspak.

Dhe drejtuesit e Bayern Munchen synon ta transferojë në Bundesliga gjatë merkatos dimërore. Me kërkesë të Thomas Tuchel, i cili e vlerëson shumë grintën dhe shpirtin luftarak të Phillips.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Birra të ftohta e me shumë ZBRITJE veç në Viva Fresh!
-Advertisement-

Të tjera