Fun & Video

Pezullohet nga puna mësuesja që goditi me shuplakë dhe shqelma një kalë (VIDEO)

Autori: Gazeta inFokus 11:02 | 10 November 2021

Një mësuese shkolle është pezulluar nga puna dhe thuhet se po merr kërcënime me vdekje pasi në disa pamje që janë publikuar, ajo shihet të ketë goditur një kalë.

Sarah Moulds, 37 vjeçare, dyshohet të jetë kapur duke shqelmuar dhe goditur një kalë dhe si rezultat ajo është pezulluar nga puna në shkollën fillore ”Somerby” në Angli.

Mowbray Education Trust tha në një deklaratë pas publikimit të videos se ”Ne mund të konfirmojmë se një anëtar i stafit është pezulluar në pritje të një hetimi zyrtar për një incident që ndodhi në fundjavë”.

-Advertisement-

”Ne nuk do të bëjmë asnjë koment të mëtejshëm derisa hetimi është në vazhdim”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera