Lajme

Petrit Çeku merr çmimin “Milka Trnina” në Kroaci

Autori: Gazeta inFokus 21:14 | 23 December 2020

Muzicienti Petrit Çeku, javën e kaluar është nderuar me çmimin “Milka Trnina” nga Shoqata Kroate e Muzikantëve, shkruan Gazeta inFokus.

Çeku është shprehur i lumtur dhe falënderuar ndaj jurisë që i ndau këtë çmim i cili për 62 vjet u është ndarë shumë muzicientëve të jashtëzakonshëm kroat.

“Javën e kaluar mora çmimin vjetor “Milka Trnina” të Shoqatës Kroate të Muzikantëve, së bashku me sopranon Marija Kuhar Šoša dhe ansamblin “Camerata Cantily”. Është një nder i nivelit më të lartë të radhitem në mesin e shumë muzikantëve të jashtëzakonshëm kroatë që kanë ndarë këtë çmim në 62 vitet e fundit. Dëshiroj të falënderoj jurinë për dhënien e çmimit dhe një falënderim të veçantë për të gjithë njerëzit e mrekullueshëm që më kanë mbështetur ndër vite (ju e dini kush jeni)! Faleminderit të veçantë ju të gjithëve!”, ka shkruar Petrit Çeku në Facebook./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Last week I received the annual Milka Trnina Award of The Croatian Society of Musicians, alongside soprano Marija Kuhar…

Posted by Petrit Çeku on Wednesday, December 23, 2020

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit

Të tjera