Petkoviq thotë se është provokim vizita e Kurtit në veri
Autori: Gazeta inFokus 20:08 | 03 April 2024
Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovë, Petar Petkoviq, ka reaguar pas vizitës së kryeministrit të Kosovës në komunat në veri.
Ai ka thënë se Albin Kurti duke shkuar në komunën e Leposaviqit, e më pas në Zubin Potok, ka vendosur të ngrejë tensione të reja në veri të Kosovës vetëm një ditë para vazhdimit të dialogu në Bruksel.
Siç thuhet në deklaratë, ky është një kërcënim i ri për serbët në veri të Kosovës, “veprim me të cilin Kurti dëshiron drejtpërdrejt të shkaktojë tensione të reja në veri dhe me të cilin ka treguar se atij nuk i intereson asnjë normalizim dhe depërshkallëzimi.”
Për të qenë absolutisht i qartë, Kurti nuk ka çfarë të kërkojë në veri të Kosovës, ku nuk është i mirëpritur. Fakti që i gjithë Leposaviqi ishte bllokuar kur shkoi në ndërtesën e komunës, ku e priste një kryetar i rremë është dëshmia më e mirë se për çfarë shfaqje force po flasim. Gjithashtu, fakti që të gjitha rrugët janë bosh në Leposaviq dhe Zubin Potok tregon qartë se populli serb tregon përbuzje ndaj provokimit të Kurtit”, tha Petkoviq.
Sipas tij ky veprim i Kurtit shkaktoi revoltë dhe indinjatë te serbët të “cilët e shohin atë si një pushtues që i keqtrajton çdo ditë dhe ushtron dhunë institucionale, fizike e të tjera ndaj tyre.”
“Shtrohet pyetja se kush e ka miratuar vizitën e Kurtit në veri dhe në çfarë mënyre, kush nga përfaqësuesit ndërkombëtarë është informuar, nëse KFOR-i dhe EULEX-i kanë ndihmuar dhe janë pajtuar për këtë provokim”, ka pyetur Petkoviq.
Të tjera
-
Konjufca nderon Adem Demaçin: I pathyeshëm në burg dhe frymëzues brezash në lụftën për liri
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në gjashtëvjetorin e vdekjes ...
-
Vlora Çitaku mban nesër konferencë, s’tregohet arsyeja
Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Koosvës, Vlora Çitaku, do ...
-
Nikolla jep dorëheqje si kryetare e kuvendit të Shqipërisë: Është rezultat i një situate personale shëndetësore
Kryetarja e kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla, ka dhënë dorëheqje nga p...
-
Mehaj kujton Demaçin: Udhëheqësit politikë gabuan që s’e bënë president sa ishte gjallë
Ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka kujtuar veprimtarin e çështjes...
-
Tri orë pritje e kolona deri në 1 mijë metra, përditësimi i fundit i MPB’së për gjendjen nëpër pikëkalimet kufitare
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë një përditësim rreth gjendj...
-
Kush është Florim Ejupi, që sikur Faton Hajrizi u arratis nga Bondsteel-i?
Florim Ejupi është një ndër emrat më të përfolur në botën e errët të krimit n...
-
Presidentja i fton krerët e partive për t’u konsultuar rreth datës së zgjedhjeve që mbahen vitin e ardhshëm
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, ka ftuar zyrtarisht...
-
Do rikthehen temperaturat mbi 40 gradë në Shqipëri
Në 21 korrik u shënua rekordi global përsa i përket temperaturës mesatare...
-
Mbledhja e radhës e Qeverisë, merret një vendim
Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e 215’të. Në këtë...
-
KFOR-i publikon pamje nga kufiri me Serbinë: Po patrullojmë rregullisht
Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, sot ka publikuar një video nga Mitrovica e ...
-
Hoxhaj viziton Thaçin e Veselin në Hagë: Fatin e tyre e shohin në shërbim të fatit të Kosovës
Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj ka vizituar sot në Hagë, ish-presidentin Hash...
-
“Parisi 2024”, Osmani i ofron mbështetje ekipit të Kosovës: E bindur që do të shkëlqejnë dhe do të sjellin medalje
Presidentja Vjosa Osmani është lajmëruar në faqen e saj në Facebook, pak minu...