Lajme

Petkoviq takohet me ambasadorët e QUINT-it, pretendon se Kosova s’ka shfaqur vullnet për zgjidhje rreth dinarit

Autori: Gazeta inFokus 16:09 | 29 March 2024

Drejtori i të ashtuquajturës “Zyra për Kosovë” Petar Petkoviq, ka takuar sot ambasadorët dhe përfaqësuesit e vendeve të Quintit në Beograd – nga SHBA, Britania e Madhe, Franca, Italia dhe Gjermania, si dhe me shefin e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Serbi.

Në këtë takim siç njofton zyra e Pektoviq, kanë folur për situatën në Kosovë dhe raundin e fundit të bisedimeve në Bruksel.

Petkoviq pretendon se Kosova “s’ka treguar as vullnetin më të vogël” për të gjetur një zgjidhje kompromisi sa i përket vendimit për dinarin dhe transaksioneve e pagesave.

-Advertisement-

Petkoviq tutje në njoftim pretendon se “Kosova dhe Kurti po bëjnë gjithçka për t’i dëbuar serbët nga Kosova”. Petkoviq është ankuar edhe lidhur me procesin e zgjedhjeve të reja në Veri të vendit përmes peticionit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të katërt "Banka e Vitit 2024 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera