Lajme

Petkoviq: Qeveria Kurti ma lejoi vizitën, por ja çfarë email-i më çuan në mesnatë

Autori: Gazeta inFokus 12:30 | 26 October 2022

Drejtori i së ashtuquajturës “Zyre për Kosovën” në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka thënë se i është dhënë një leje jo e plotë për vizitën e tij në Republikën e Kosovës.

Ka pretenduar se 80 për qind e programit të planifikuar nuk i është pranuar nga autoritetet e Kosovës.

Petkoviq ka thënë se për të mërkurën i ishte pranuar vizita e tij në Kosovë me agjendën si të tërë.

-Advertisement-

Por thotë se pas-mesnate i ka ardhur një email ku e informon që shumica e aktiviteteve të vizitës së tij i është anuluar, ka raportuar portali propagandistik në gjuhën serbe kosovo-online.

“Shikoni sa larg shkon Albin Kurti, ai tani po i bie qirinjve sllavë dhe ëmbëlsirave sllave, jo vetëm që më ndalon të shkoj në manastire në zonën e KiM-së, por tani më ndalon të marr pjesë në ndonjë ceremoni fetare”, ka thëë Petkoviq.

Ai në Pasjan nuk e ka lënë pa e përmendur edhe presidentin serb Aleksandër Vuçiq.

“Fatkeqësisht, po e mbyll vizitën time këtu dhe po kthehem në Beograd, por më vjen mirë që isha me njerëzit e mi në Pasjan, që së bashku e festuam festën e madhe të sotme dhe përçova mesazhin dhe përshëndetjet e Aleksandër Vuçiqit se Serbia do të vazhdojë të ndihmon popullin serb në Kosovë që të investojë në mbijetesën dhe mbijetesën tonë në krahinën jugore serbe”, tha Petkoviq.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Zbritje dhe plot 5 dhurata – Oferta spektakulare e dyshekëve Comodita
-Advertisement-

Të tjera