Lajme

Petkoviq: Ne e anuluam vetë vizitën e Vuçiq, jo Kosova

Autori: Gazeta inFokus 14:08 | 26 November 2020

Drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq ka thënë se askush nuk e ka ndalur presidentin serb Aleksandër Vuçiq, të hyjë në Kosovë.

Sipas Petkoviq Edhe pse vizita ka qenë e planifikuar Beogradi e ka anuluar për shkak të vdekjes së patriarkut serb Irinej.

Ai tha se askush nuk e ndaloi presidentin e Serbisë të hyjë në Kosovë dhe se një njoftim i tillë nga Prishtina nuk ekziston.

-Advertisement-

Petkoviq ka komentuar edhe reagimin e ministres së Punëve të Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj-Stubllës që tha se Vuçiqi s’mund të hyjë në Kosovë pa kërkuar falje për gjenocidin.

“Ajo donte të bënte një shfaqje politike dhe të godiste normalizimin. marrëdhëniet dhe dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës”, tha Petkovic për TV Pink./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera