Petkoviq ndërprenë vizitën në Kosovë, fajëson kryeministrin Kurti

Autori: Gazeta inFokus
13:42 | 26 October 2022
Vetëm disa orë pasi erdhi në Kosovë, me leje të autoriteteve kosovare, Petar Petkoviqit, drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, ka ndërprerë vizitën.
Petkoviq deklaroi për mediat serbe se ka ndërprerë vizitën pasi institucionet kosovare ia kanë ndaluar 80 përqind të plan programit që ai kishte parashikuar.
Nga institucionet e Kosovës ende nuk ka ndonjë sqarim, ndërkohë që mëngjesin e sotëm, në kishën e Pasjanit, Petkoviq mori pjesë në liturgjinë me rastin e festës së Shën Vasilit, ceremoninë e së cilës e drejtoi peshkopi ortodoks i Rashkë-Prizrenit, Teodosije.
“Përkundër të gjitha përpjekjeve të Prishtinës që vazhdimisht ta ndalojë praninë time në Kosovë, sot jam këtu në krahinën tonë jugore dhe me popullin tonë po festoj sot festën e Shën Vasilit”, tha Petkoviq.
Megjithatë, pas ceremonisë, ai tha se me vendim të institucioneve të Kosovës, të cilave ai iu referua si “të përkohshme”, iu ndalua të marrë pjesë në prerjen e tortës sllave në sheshin “Serbia” në fshatin Kufcë e Eperme si dhe në përkujtimin e Shën Petkës në Leposaviq.
“Dje rreth orës 16:00 është miratuar plotësisht vizita siç e kam paralajmëruar. Mirëpo rreth mesnatës kam marrë një e-mail të ri ku thuajse 80 për qind e programit të vizitës sime ishte ndaluar”, deklaroi Petkoviq, raporton RTKlive.
Përgjegjës për këtë anulim të vizitës, Petkoviq e bëri kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, pavarësisht se lejet e tilla miratohen ose refuzohen nga Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës në koordinim me Ministrinë e Punëve të Brendshme. Sipas tij, Kurti tani po godet qirinjtë dhe tortat e festës.
“Ai jo vetëm që më ndalon të shkoj në manastir në territorin e Kosovës, por tani më ndalon të marr pjesë në ndonjë ceremoni fetare”, ka theksuar Petkoviq, duke shtuar se megjithatë, Serbia do të vazhdojë të investojë në të gjitha vendbanimet e komunitetit serb në Kosovë.
Sipas planit të vizitës, Petkoviq do të merrte pjesë në prerjen e tortës festive, në fshatin Kufcë e Epërme në ora 12:00.
Kurse të enjten, në ora 10:45, Petkoviq do të vizitojë komunën e Leposaviqit, ndërsa në ora 11:00 në Qendrën e Kulturës “Sava Deçanac” në Leposaviq do të merrte pjesë në kremtimin e festës së Shën Petkës.
Më 14 tetor, Petkoviqit iu ndalua hyrja në Kosovë, ku duhej të merrte pjesë në ceremoninë e Patriarkut Porfirie në Patriarkanën e Pejës.
Gjashtë ditë më parë, Petkoviqit iu nda “Çmimi i Tetorit” me rastin e Ditës së Komunës së Leposaviqit, mirënjohja më e lartë e komunës./RTKlive

Të tjera
-
Digjet një objekt në fshatin Sllovi të Lipjanit
Në fshatin Sllovi të Lipjanit sonte ka shpërthyer një zjarr i madh në një obj...
-
Protesta në Beograd, Aleksandar Ivanoviq: Njerëzit janë të vendosur ta luftojnë regjimin mafioz deri në fund
Rreth dhjetë mijë njerëz janë mbledhur para Zyrës së Prokurorit të Lartë ...
-
Mesazhet kryesore të Macron nga telefonata me presidentin iranian
Presidenti francez Emmanuel Macron ka përdorur rrjetet sociale për të thënë s...
-
“Ti humbe”/ Rama i përgjigjet deputetit britanik me foto AI: Të pres me padurim në Shqipëri siç të premtova
Kryeministri Edi Rama nuk ka humbur kohë dhe i është përgjigjur deputetit bri...
-
Bie aksidentalisht nga ballkoni i banesës një katërvjeçare në Lezhë
Një katërvjeçare në Lezhë ka rënë aksidentalisht nga ballkoni i banesës. P...
-
Zhduket 13-vjeçarja nga Istogu me banim në Gjermani, kërkohet ndihmë për gjeten e saj
Një vajzë 13-vjeçare nga Istogu, që jeton në Gjermani, është zhdukur që n...
-
IPK rekomandon suspendimin e tre policëve në Klinë, dyshohet se kanë ushtruar dhunë ndaj një qytetari
Inspektorati Policor i Kosovës i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspe...
-
Akuzat e LVV-së për tortën e Slavko Simiqit, reagon deputeti i PDK-së: Do të ketë veprime ligjore ndaj Sali Zybës
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, ka reaguar ashp...
-
Vulaj: Jam i bindur se dikush nga stafi i Trumpit po punon direkt për Kosovën
Martin Vulaj, president i AARC-së, ka thënë se mendon që Administrata Trump d...
-
Maliqi: Presidente, shpall gjendje të jashtëzakonshme
Analisti Shkëlzen Maliqi ka reaguar pas dështimit të seancës së sotme për kon...
-
Sali Zyba thotë se PDK i dhuroi tortë Simiqit të Listës Srpska, Hekuran Murati ia vë në pikëpyetje postimin
Hekuran Murati e ka vënë në pikëpyetje deklaratën e Sali Zybës së Vetëvendosj...
-
Tre të lënduar nga një vetaksident në Gurrakoc të Istogut
Tre persona janë lënduar në një vetaksident në fshatin Gurrakoc të Istogut. ...