Lajme

Petkoviq flet për sulmin ndaj Policisë së Kosovës në veri

Autori: Gazeta inFokus 11:14 | 26 April 2022

Drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkoviq ka reaguar pasi Policia e Kosovës u sulmua në veri të vendit.

Kohët e fundit Policia e Kosovës është sulmuar disa herë në atë pjesë të vendit, ndërsa Petkoviq pretendon se sulmi i fundit “nuk ka të bëjë fare me serbët”.

“Ne e dënojmë fuqishëm sulmin ndaj automjetit të SHPK-së, si dhe çdo përpjekje të mëparshme për të rrezikuar paqen dhe stabilitetin. Ngritja e tensioneve në terren, veçanërisht në veri, nuk ka të bëjë fare me serbët”, ka shkruar Petkoviq në Twitter.

-Advertisement-

“Pyesni veten – kush është për këtë?!”, ka shtuar ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera