Petkovic e alarmon BE-në, kryeministri i Kosovës po “shkakton kriza sërish”

Autori: Gazeta inFokus
12:49 | 17 January 2023
Qeveria e Kosovës të hënën ka miratuar vendimin për shpalljen me interes të veçantë publik të pronave të paluajtshme të cilat janë të nevojshme për realizimin e “Projekteve Infrastrukturore për Interes Publik”, Zonat Kadastrale: Dren dhe Leshak, Komuna Leposaviq”, është thënë në njoftimin e zyrës së kryeministrit.
Kjo ka ngjallur reagimin e drejtorit të së ashtuquajturës “Zyre për Kosovën”, Petar Petkoviq.
Për këtë Petkoviq ka kërkuar sqarim nga emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
“Miroslav Lajçak dhe përfaqësuesit ndërkombëtarë duhet të reagojnë për vendimin e Prishtinës për marrjen e tokës serbe në Leposaviq. E dimë shumë mirë që herën e fundit shpronësimi çoi në ndërtimin e bazave të paligjshme”, ka shkruar ai në Twitter.
Sipas Petkoviqit, kryeministri i Kosovës po “shkakton kriza sërish”.
“Kurti edhe një herë po shkakton kriza me lëvizje të njëanshme, në dëm të popullit serb. Presim reagimin e BE-së”, ka thënë Petkoviq.
Ndërkohë dje kryeministri Albin Kurti në mbledhjen e Qeverisë është miratuar vendimi për shpalljen me interes të veçantë publik të pronave të paluajtshme. “Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhjen e radhës korresponduese, në të cilën është miratuar vendimi për shpalljen me interes të veçantë publik të pronave të paluajtshme të cilat janë të nevojshme për realizimin e “Projekteve Infrastrukturore për Interes Publik”, Zonat Kadastrale: Dren dhe Leshak, Komuna Leposaviq”, thuhet në njoftimin e zyrës së kryeministrit.
“Sipas vendimit, për realizimin e “Projekteve Infrastrukturore për Interes Publik” është e nevojshme që të iniciohen dhe kryhen procedurat e shpronësimit dhe vlerësimit të pronës për të gjithë pronarët e evidentuar”, vazhdon njoftimi.

Të tjera
-
Media austriake: Rama përfitoi politikisht nga ndalimi i TikTok-ut
Rrjeti mediatik publik austriak ORF ka publikuar një investigim me disa pjesë...
-
Kontrata milionëshe nga Serbia për kompaninë e përfshirë në aktakuzën për Banjskën
Kompania “Rad 028” nga Zveçani, në pronësi të biznesmenit nga veriu i Kosovës...
-
Gjithçka e kapur nga kamerat e sigurisë – Minutat e ‘përballjes’ së Agon Zejnullahut me policinë
Gazeta Infokus ka siguruar videon 4 minutëshe nga kamerat e sigurisë se si nd...
-
Haxhiu reagon pas Sveçlës me kritika ndaj Institutit të Mjekësisë Ligjore: Dje është kryer autopsia e Agon Zejnullahut, s’kanë dorëzuar raport
Ministrja në detyrë e Drejtësisë Albulena Haxhiu ka reaguar për vdekjen e Ago...
-
Vasfije Krasniq në “Vogue” – mes 250 të mbijetuarave të dhuɳës seƙsuale nga e gjithë bota
Vasfije Krasniqi-Goodman, një nga të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luft...
-
“Vrasja nga pakujdesia” e 27 vjeçarit në Lipjan, Sveçla: Jam thellësisht i prekur nga vdekja, pres të zbardhet e vërteta
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla ka reaguar për vdekjen...
-
Parlamenti Evropian: Serbia duhet ta njohë gjenocidin në Srebrenicë
Parlamenti Evropian u përkul të hënën para viktimave të gjenocidit në Srebren...
-
Trump i çon letër Vuçiqit, nga 1 gushti 35% tarifa ndaj mallrave serbe, ka edhe një paralajmërim nëse Serbia i përgjigjet
Presidenti Donald Trump ka vonuar zyrtarisht vendosjen e tarifave më të larta...
-
Osmani, Kurti e Sveçla heshtin për vdekjen e Agon Zejnullahut, pesë policë të arrestuar si të dyshuar për “vrasje nga pakujdesia”
Krerët e shtetit, presidentja Vjosa Osmani, kryeministri në detyrë, Albin Kur...
-
Haradinaj kujton vëllezërit Bytyqi: Luftuan me nder për lirinë e Kosovës
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka përkujtuar vëllezërit Bytyqi, Agronin,...
-
E pazakontë, bie borë në mes të korrikut në Slloveni
Sllovenia është goditur nga një front i ftohtë, duke sjell një freski të paza...
-
“I lypke fëmijët sikur e dijke që ka me ndodh diçka”- Vëllau i Agon Zejnullahut tregon momentin e fundit me të
Vëllai i Agon Zejnullahut ka folur për bisedën e fundit që pati me të vëllain...